☁️
Tiranë 19°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,344 ▼0.8%
DOW 49,401 ▼0.57%
NASDAQ 25,779 ▼1.19%
NAFTA 103.83 ▼0.53%
ARI 4,512 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,431 ▲ +0.04% ETH $2,108 ▲ +0.09% XRP $1.3644 ▼ -0.99% SOL $84.1900 ▼ -0.05%
S&P 500 7,344 ▼0.8 % DOW 49,401 ▼0.57 % NASDAQ 25,779 ▼1.19 % NAFTA 103.83 ▼0.53 % ARI 4,512 ▼1 % S&P 500 7,344 ▼0.8 % DOW 49,401 ▼0.57 % NASDAQ 25,779 ▼1.19 % NAFTA 103.83 ▼0.53 % ARI 4,512 ▼1 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

“Zero tolerancë”, Lamallari: Punonjësit që nuk respektojnë ligjin, t’i bëjnë llogaritë vetë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, IKMT-së dhe institucioneve vendore, ku u kërkua forcimi i kontrollit të territorit dhe garantimi i sigurisë publike në zonat bregdetare.

Në fokus të diskutimeve ishte lufta ndaj ndërtimeve pa leje, zaptimit të hapësirave publike dhe çdo abuzimi që cenon interesin qytetar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Autoritetet paralajmëruan zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se ngjarja e javës së kaluar tregoi pasojat që sjell neglizhenca në zbatimin e ligjit, duke nënvizuar se bregdeti shqiptar përbën një pasuri me interes kombëtar dhe nuk mund të trajtohet si çështje lokale.

“Ngjarja e javës së kaluar na tregoi se çfarë ndodh, kur papërgjegjshmëria e dikujt për të zbatuar ligjin lejon një aventurë, duke e konsideruar se mbetet në kufijtë e lokales. Saranda, por edhe i gjithë bregdeti shqiptare është një pasuri kombëtare. Ka interes kombëtar. Nëse dikush mendon se interesat vetjake mund të rreshtohen në kufijtë e lokales, e ka shumë gabim.”

Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit dhe strukturave përgjegjëse, ndërsa kërkoi hetim më të thelluar për rastet kur punonjës publikë kanë neglizhuar detyrën apo janë bërë palë me shkeljet. Sipas tij, çdo zyrtar që nuk zbaton ligjin duhet të mbajë vetë përgjegjësinë për pasojat.

“Ajo se çfarë pamë ne, reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe strukturave përgjegjëse ishte vetëm mesazhi i parë që ne japim, për të treguar se kjo gjëja këtu nuk ishte vetëm një lojë. Ne nuk mund të presim që të bëhet ndërtimi 7 katësh në bregdet dhe që ne të reagojmë. Ajo që është më e rëndësishme është se si ndjehen qytetarët në raport me ligjin, turizmin. Kjo kërkon një hetim më të thelluar, përtej përgjegjësisë direkte, të atyre punonjësve që kanë neglizhuar, apo janë bërë palë. Mesazhi është shumë i qartë, për personat që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin: ose të bëjnë detyrën me nder, çdo kush tjetër që mendon të mos e bëjë diçka të tillë, atëherë llogaritë le t’i bëjë vetë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.