☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,809 ▲0.57%
DOW 51,656 ▲0.83%
NASDAQ 27,341 ▲0.54%
NAFTA 91.74 ▲0.27%
ARI 4,220 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,676 ▲ +2.46% ETH $2,487 ▲ +2.9% XRP $1.3888 ▲ +4.68% SOL $109.9200 ▲ +3.24%
S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 % S&P 500 7,809 ▲0.57 % DOW 51,656 ▲0.83 % NASDAQ 27,341 ▲0.54 % NAFTA 91.74 ▲0.27 % ARI 4,220 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi u përpoqën të destabilizonin Kosovën dhe të kompromentonin KFOR-in

Ish-Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës “aferë S.Ç.”, me qëllim destabilizimin e Malit të Zi dhe kompromentimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.

Në një intervistë përTelevizioni EGjukanoviq tha se një nga objektivat kryesore të këtyre strukturave ishte destabilizimi i Kosovës dhe dëmtimi i imazhit të misionit të NATO-s, KFOR.

“Qëllimi ishte të kompromentohej KFOR-i në Kosovë dhe komanda e tij ushtarake. Për këtë qëllim, po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Midis tyre ishte edhe S.Ç.”, deklaroi Gjukanoviq.

Sipas tij, autoritetet malazeze kishin dhënë informacion se vajzat po stërviteshin në stadiumin e klubit të Obiliqit në Beograd.

“Për fat të mirë, KFOR-i dhe UNMIKU arritën të merrnin informacionin në kohë dhe ta parandalonin atë aktivitet”, tha ai.

Gjukanoviqi pretendon se pas këtyre operacioneve qëndronin strukturat e sigurisë dhe kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me politikën e kohës së Slobodan Miloseviçit dhe kabinetit të ish-Presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

Ai tha se këto qarqe besonin se destabilizimi i Kosovës do të ngadalësonte ose pengonte njohjen e saj ndërkombëtare.

Sipas Gjukanoviçit, afera “S.Ç.” ishte pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe sigurie kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe kundër proceseve euroatlantike në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.