Zgjedh Kendall si modele, kritikohet ashpër “Mango”
Firma e njohur spanjolle “Mango” është kritikuar ashpër për zgjedhjen e Kendall Jenner si imazh të koleksionit të ri “African Tribal Spirit”.
Këto kritika të ashpra kanë shpërthyer lidhur me vendimit për të vendosur një modele të bardhë për promovimin e një koleksioni që është frymëzuar nga Afrika.
Xavier Tio, drejtuesi i një organizate që mbështet minoritete në Spanjë, ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë: “Mango duhet të mbështesë njerëzit, kultura e të cilëve ka frymëzuar koleksionin e saj. Do ishte një mënyrë e mirë për t’ju kthyer nderin. Do të kishte qenë një vendim i zgjuar nëse do të kishin zgjedhur një modele afrikane ku si pasojë kjo fushatë do të kishte më shumë sukses në media”.
Lidhur me këtë debat ka reaguar edhe presidenti i kësaj firme të njohur, duke u shprehur se Kendall ishte modelja e duhur për këtë trend dhe mbi të gjitha sipas tij, Jenner është një profesioniste e vërtetë.