Politika

Zgjedhjet e pjesshme në Dibër, hapen qendrat e votimit

Në Dibër mbahen sot zgjedhjet e pjesshme vendore që për palët politike konsiderohen një test i rëndësishëm , një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017- s.

Në këtë garë janë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, i cili mban numrin 2 në fletën e votimit.

Koalicioni i mazhorancës Aleanca për Shqipërinë Evropiane përbëhet nga 4 parti PS, LSI, PDIU dhe ADK. Ndërkaq opozita në koalicionin Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka në përbërje 12 parti, PD, PR, LZHK, PBKD, PPKDSH, POSH, PBD, MDL, PAA, AK, LDE, PDK.

Janë 118 qendra votim të cilat janë hapur në orën 7. 00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19 00 të mbrëmjes së sotme.

57 018 zgjedhës nga të cilët 29.399 janë meshkuj dhe 27619 janë femra do të drejtohen në Qendrat e Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër po mbahen pas shkarkimit nga detyra të kreut të bashkisë Shukri Xhelili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button