Ekonomia

4-mujori-Kredia për biznesin në vlerën e 56,6 miliardë lekëve

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia e re për biznesin gjatë katërmujorit të parë të vitit  2015 kapi vlerën e 56.6 miliardë lekëve, shifër kjo me rritje kundrejt një muaji më parë dhe me rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Sipas BSH-së, të dhënat  tregojnë se kreditimi vazhdon të jetë i kujdesshëm, ndersa në vrojtimet e aktivitetit kreditues të tremujorëve të fundit, bankat kanë deklaruar ruajtjen e standardeve të shtrënguara të huadhënies për sipërmarrjet.

Sipas BSH-së, sektori më i kredituar i ekonomisë, është tregtia, më pas industrinë përpunuese që ndiqet nga ndërtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button