Politika

Zgjedhjet, Luzi:Zgjedhësit të kontrollojnë emrin në lista

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lefterije Luzi i bëri sot thirrje qytetarëve që të kontrollojnë emrin e tyre në listat zgjedhore, të publikuara në internet.
Gjatë një intervistë në emisionin e mëngjesit në Top-Channel, kryetarja Luzi tha se KQZ e monitoron listën zgjedhore përmes dy auditëve dhe problematikat e konstatuara, sipas saj ‘janë të ezaurueshme’, dhe ato i përcillen Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
“KQZ është në komunikim me njësitë vendore, ku problematika të tilla kanë qënë më të dukshme. Do ju bëja thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në lista, pasi ajo përfundimtare është më 14 maj. Mendoj se qytetarët kanë mjaftueshëm kohë të verifikojnë nëse e gjejnë emrin e tyre në listë dhe këtë mund ta bëjnë përmes faqes së web-t të Ministrisë së Brendshme apo të KQZ-së. Qytetari fut në kërkim emrin, mbiemrin dhe atësinë dhe merr të dhënat për njësinë administrative, qendrën e votimit, adresën e banimit dhe numrin persona zgjedhor”, sqaroi kryetarja Luzi .
Por, theksoi ajo, nëse pas datës 14 maj, kur listat konsiderohen përfundimtare, ka ende zgjedhës që nuk e gjejnë emrin e tyre, ata përmes një vendimi gjykate, mund të regjistohen automatikisht në listat e votuesve.
Sa i takon ndryshimeve të fundit në kodin zgjedhor, kryetarja e KQZ-së tha se ato ishin thjesht teknike me qëllim përshtatjen me reformën e re territoriale, e cila e reduktoi hartën administrative të vendit në 61 bashki, nga 384 të ishin më parë.
Luzi theksoi se puna e insititucionit qendror zgjedhor ka vijuar normalisht me miratimin e akteve në kuadër të përgatitjeve për infrastrukturën zgjedhore të procesit të 21 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button