Zgjedhjet në Dibër, PD-ja prezanton Shehun
Partia Demokratike ka prezantuar të premten kandidatin e saj për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehun, i cili, në fjalën e tij përpara qytetarëve tha se qëllimi i tij është të “ndërtojë Dibrën”.
“Kërkoj besimin tuaj për të ndërtuar Dibrën. Dua të shërbej bashkë me ju për ta ndërtuar këtë qytet. Keni provuar mashtrimin dhe grabitjen e pushtetarëve. Kjo qeveri ka rritur varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për të jetuar në këtë vend. Por, kryeministri vazhdon të tallet me dibranët, duke i kërkuar votën që t’i shtojë të këqijat”, tha Shehu.
Më tej, Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë familje në errësirë për arsye se nuk paguajnë dot energjinë.
“Në dispozicion të këtyre familjeve do të ketë një fond të posaçëm për pagesën e energjisë, në mënyrë që fëmijët të mësojnë me dritë”, tha Shehu.