☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.13 ▲0.92%
ARI 4,353 ▼4.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,116 ▼ -1.72% ETH $2,054 ▼ -2.85% XRP $1.3823 ▼ -2.4% SOL $86.4800 ▼ -2.42%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet serbe nën logon “OSBE”, sfidë për Kosovën

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë ende “dritën jeshile” Serbisë, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe të 24 prillit edhe në vendbanimet e Kosovës, ku jetojnë serbët.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për Top Channel se do të ketë konsultime dhe se, vendimi për lejimin ose jo të zgjedhjeve do të merret gjatë ditëve në vijim.

“Çfarëdo që të ndodhë, do të bëhet brenda ligjeve të Republikës së Kosovës dhe duke respektuar dyshtetësinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Megjithatë, konsultimet për këtë çështje nuk janë zhvilluar ende”, tha Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Menjëherë pas shpalljes formale të zgjedhjeve në Serbi, Beogradi zyrtar ka kërkuar ndihmë nga OSBE, që të ndihmojë në organizimin e tyre edhe në territorin e Kosovës.

“Ka një pritshmëri që OSBE-ja të mundësojë zhvillimin e një procesi në Kosovë, përmes të cilit do t’u mundësohet personave me të drejtë vote ushtrimi i së drejtës së tyre në lidhje me zgjedhjet parlamentare të Serbisë, më 24 prill. Konsultimet me palët do t’i sqarojnë të gjitha çështjet e ndërlidhura”, tha Senad Saboviç, zëdhënës i OSBE-së në Kosovë.

Top Channel ka mësuar se, Beogradi zyrtar ka kërkuar që të hapen 10 Qendra Votimi nën logon e OSBE-së në komunat me shumicë serbe, ku të drejtë vote kanë rreth 108 mijë serbë të Kosovës.

Për dallim nga herët e kaluar, kësaj radhe as Serbia dhe as serbët në veri të Kosovës nuk priten të organizojnë zgjedhje lokale paralele për komunat e Kosovës, duke respektuar kështu pushtetin lokal të Kosovës në veri, sipas marrëveshjes së Brukselit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.