Zgjedhjet vendore, PDS në aleancë me PS, Milo: Zbatim të marrëveshjes të nënshkruar dy vite më parë
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit përkrah të majtës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në një deklaratë për mediat kreu i PDS Milo theksoi se tashmë ka nisur bashkëpunimi për zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar mes dy partive dy vite më parë. Ai u shpreh se rëndësi nuk kanë postet që do marrë PDS por bashkëpunimi.
“Gjatë ditëve në vijim do ketë zbatim të marrëveshjes që kemi nënshkruar para dy vitesh. Me e rëndësishme nuk janë postet por fryma e bashkëpunimit në këto zgjedhje. Sot unë po deklaroj me përgjegjësi sociale se bashkohem në këtë koalicion në emër të disa vlerave që na bashkojnë por edhe synimeve të qarta për ti dhënë shqiptarëve më shumë arsye që të kenë optimizëm për një qeverisje më të mirë në të ardhmen.
Për zgjedhjet vendore do kemi një bashkëpunim elektoral. Do kemi një koordinim të fushatës elektoralë që të flasim me një zë dhe me një program në emër të aleancës që i takojmë. Do kemi një bashkëpunim jo për anëtarë të këshillave bashkiak po kemi rënë dakord që do bashkëpunojmë pas fitores në zgjedhje në të gjitha bashkitë që do ketë aleanca.”- u shpreh Milo.
Ndërsa deputeti Taulant Balla e cilësoi PDS një parti simbol të së majtës. “Jemi në momentin që sapo kemi firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet me një nga partitë simbol të së majtës shqiptare si PDS. Sigurisht që ndamë të njëjtin vlerësim që zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për ti shndërruar qeverisjet lokale në mundësi zhvillimi.”- u shpreh Balla.
Sa i përket mundësisë për një marrëveshje të mundshme me PBDNJ-në e Vangjel Dules Balla theksoi se “Kontaktet vazhdojnë. PBDNJ është një parti themeluese e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet vendore kanë sensibilitete të ndryshme nga zgjedhjet e përbashkëta vendore. Edhe me PBDNJ kemi gjetur baza të shëndosha për bashkëpunim në nivel lokal.”
Përballja në 61 bashki
E Majta -E djathta
QARKU SHKODER
SHKODER
Keti Bazhdari – I papercaktuar
PUKE
Rustem Struga – Rrok Doda
VAU I DEJES
Gjok Lleshi – Zef Hila
MALESI E MADHE
Tonin Marinaj – Anton Koka
FUSHË ARRËZ
Fran Tuci – Gëzim Vata
QARKU DIBER
BULQIZE
LSI I papercaktuar – I papercaktuar
PESHKOPI
Shukri Xhelili – I papercaktuar
KLOS
Valbona Kola – Basir Çupa
MAT
Adelina Farici – Nezir Rizvani
QARKU KUKES
KUKES
Hasan Halili (LSI) – Bashkim Shehu
TROPOJË
Rexh Biberaj – Besnik Dushaj
HAS
Adem Lala – I papercaktuar
QARKU DURRES
DURRËS
Vangjush Dako – Grida Duma
SHIJAKArdian Kokomani – I papercaktuar
KRUJË
Artur Bushi – I papercaktuar
QARKU ELBASAN
ELBASAN
Qazim Sejdini – Ardian Turku
LIBRAZHD
Kastriot Gurra – Fadil Brazhda
BELSH
Arif Tafani – Asqeri Kuqja
PEQIN
PDIU I papercaktuar – Albert Kreci
CERRIK
LSI I papercaktuar – Kodhel Cala
GRAMSH
PS I papërcaktuar – I papercaktuar
PERRENJAS
Miranda Rira LSI – Bajazit Karriqi PD
QARKU FIER
FIER
Armando Subashi – I papercaktuar
ROSKOVEC
Majlinda Bufi – Gëzim Çaushi
PATOS
Rajmonda Balili – Luan Mustafaj
LUSHNJE
Fatos Tusha – Darien Xhindoli
DIVJAKE
Fredi Kokoneshi – Irakli Gorea
MALLAKASTER
LSI I papercaktuar – I papercaktuar
QARKU KORCE
KORCE
Sotiraq Filo – Gjergji Mero
MALIQ
Gëzim Topçiu – Xhevdet Belishta PD
BILISHT
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
POGRADEC
Diana Mile (LSI) – I papercaktuar
KOLONJE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
PUSTEC
I papercaktuar (Partia maqedonase) – I papercaktuar
QARKU BERAT
BERAT
I papërcaktuar (LSI ) – Kasem Mahmutaj
URA VAJGURORE
I papercaktuar (PS) – Bujar Hoxha
SKRAPAR
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
POLICAN
I papercaktuar (PS) – I papercaktuar
KUCOVE
I papercaktuar (LSI) – Myslim Haxhi
QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER
Zamira Rami (LSI) – Igli Kokalari
DROPULL
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
KELCYRE
Kelmend Ndoni – I papercaktuar
LIBOHOVE
Luiza Mandri – Altin Çomo
MEMALIAJ
Durim Roshi – I papercaktuar
PERMET
Gilberto Jaçe – I papercaktuar
TEPELENE
Tërmet Peçi – I papercaktuar
QARKU LEZHE
LEZHE
Viktor Tusha (LSI) – I papercaktuar
KURBIN
I papërcaktuar (PS) – I papercaktuar
MIRDITE
I papërcaktuar – I papercaktuar
QARKU TIRANE
TIRANE
I papërcaktuar (PS) – Halim Kosova
KAMZE
Safet Gjici – Xhelal Mziu
KAVAJE
Elvis Roshi – I papercaktuar
RROGOZHINE
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar
VORE
I papercaktuar (LSI) – I papercaktuar
QARKU VLORE
DELVINE
I papercaktuar (LSI) – Dhurim Alinani
FINIQ
I papercaktuar (PBDNJ) – I papercaktuar
HIMARE
Gjergji Goro (PS) – I papercaktuar
KONISPOL
I papercaktuar (PDIU) – I papercaktuar
QARKU SARANDE
Floriana Koka (PS) – I papercaktuar
SELENICE
I papercaktuar (LSI) – Përparim Shameti
VLORE
Dritan Leli – Genc Deromema