Zgjidhet drejtori i Odës ekonomike Amerikane në Maqedoni
Sllavko Projkoski, menaxheri kryesor i financave në Telekomin e Maqedonisë – Shkup, është kryetari i ri i këshillit të drejtorëve të Odës ekonomike Amerikane të Maqedonisë.
Projkoski është anëtar i këshillit të drejtorëve nga shtatori i vitit 2014 ndërsa më parë e ka kryer funkionin e sekretarit. Sllavko Projkoski vjen në vend të Mirosllav Marçev, drejtor ligjor i tatimit dhe doganave në PricewaterhouseCoopers Shkup që ishtë në këtë pozitë që nga shtatori i vitit 2014.
Në këtë takim poashtu Emre Kozul, u zgjodh drejtori gjeneral i Philip Moris dhe Borka Petrovski menaxher i administratës , Feni industri për kryetar të dytë. Mandati i të zgjedhurve është një vjeçar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.