Zhduken dy motrat 17 dhe 14 vjeçe në Durrës
Babai i dy vajzave nga Durrësi ka bërë denoncim ditën e djeshme se i kanë ikur vajzat nga shtëpia dhe nuk janë rikthyer më në shtëpi.
Mësohet se vajzat janë S.P. 17 vjeçe, banuese në Durrës dhe E.P. 14 vjeçe, banuese në Durrës.
“Më datë 30.12.2016, ora 14:00, ka bërë kallëzim shtetësia M.P. 43 vjeçe, pasi më datë 28.12.2016, i janë larguar nga banesa vajzat.”-, – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.