☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,278 ▼ -0.61% ETH $2,076 ▲ +0.37% XRP $1.3282 ▼ -1.48% SOL $81.8500 ▼ -3.19%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zhdukja misterioze e 28-vjeçarit nga Erseka/ Asnjë shenjë që prej 1 nëntorit, policia gjen makinën e braktisur

Zhdukja e një 28-vjeçari nga Erseka ka alarmuar familjarët dhe policinë pasi prej nëntëmbëdhjetë ditësh nuk po arrijnë dot të bien në gjurmët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë, ndërsa familjarët e tij kanë treguar se 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.
Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993, para se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitetit dhe një telefon).

Familjarët, të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, thanë se djali nuk ka folur me asnjë njeri para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Ata treguan se rastin e kanë denoncuar në polici, ndërsa deri në këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Policia tashmë ka në dorë sendet personale dhe telefonin, gjithashtu ka nisur kërkimet pas denoncimit të familjarëve. Nuk dihet nëse 28-vjeçari ka qenë në konflikt me ndonjë njeri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.