Zhvillimi bujqësor, Rama: Skema mbështetëse dhe heqje taksash
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Suela Popa zhvilloi një darkë pune me fermerë dhe agropërpunues, përfitues të skemës se mbështetjes në bujqësi. Qëllimi i saj ishte të ndaheshin historitë e suksesit, një vit pas rikonceptimit të formës së mbështetjes përmes investimit, si dhe për të prezantuar mënyrën e re tё aplikimit për financim për vitin 2015.
Kryeministri Rama vlerësoi se si rezultat i qasjes tёrёsisht të re ndaj bujqësisë, të mbështetjes përmes investimeve, ky sektor ka dhënë shenja inkurajuese rigjallërimi, me rritje të eksporteve dhe zgjerim të tregjeve. “Falё kёtyre granteve konkurruese dhe kёsaj qasjeje tё re nё tёrёsi, sektori po jep shenja inkurajuese tё orientimit gjithmonё e mё shumё nga eksporti. Dhe faktikisht, nё vitin qё lamё pas, lista e vendeve ku eksportohen produketet tona u zgjerua nё 20. Sigurisht ka edhe mё mirё, ka edhe shumё mё mirё, por shenjat janё mjaft inkurajuese. Agjencia pёr Zhvillim Bujqёsor e Rural gjatё vitit 2015 do tё lёvrojё 17 milionё dollarё subvencione, 1.7 miliardё lekё, nё mbёshteje tё fermerёve dhe zhvillimit rural.”
Kryeministri veçoi avantazhet nga masat e paketës së fundit fiskale për fuqizimin e aktivitetit të tyre prodhues. Masa që do sjellin përftime pёr gjithё qytetarёt, me uljen e disa çmimeve pёr disa produkte bazё ushqimore.
“Gjatё kёtij viti, fermerët do tё përfitojnë edhe nga heqja e një numri taksash, qё ne bёmё me paketёn e re fiskale. P.sh, agropёrpunuesve do t’u njihet 20% e TVSH-sё sё zbritshme pёr furnizime nga fermerёt, nga 6% qё ishte mё parё. Pra, pёr çdo furnizm nga fermerёt, tё verifikueshёm pёrmes kuponit, do t’u kthehet 20% e TVSH-sё. Pёr tё gjitha lёndёt e para, grurin, materialin biologjik, miellin, ushqimin pёr kafshёt, kafshёt pёr mbarёshtim, ne eleminuam tёrёsisht detyrimet doganore, qё ishin njё pengesё serioze nё kёtё drejtim dhe edhe kjo u bё falё komunikimit intensiv me pjesёn e fermrёve tё interesuar nё kёtё aspekt. Po ashtu, nga TVSH-ja pёrjashtohen pёr import mjetet, makineritё ushqimore dhe kafshёt e gjalla. Kёto masa, pёrveç rritjes sё veprimtarisё ekonomike dhe konkurrencёs qё ёshtё nё fund fare, kryefjala e pёrpjekjes tonё, pra, tё stimulojmё konkurrencёn nё fshat, ta shohim dhe ta mbёshtesim bujqёsinё, blegtorinё dhe veprimtarinё ekonomike nё fshat si njё veprimtari tё bazuar jo tek lёmosha, por tek nevoja pёr konkurrencё, presim qё tё vijё edhe pёrfitmi pёr tё gjithё qytetarёt, me uljen e disa çmimeve pёr disa produkte bazё ushqimore.”
Duke vënë theksin tek fakti se nё perspektivёn e afёrt, mundёsitё e financimit do tё jenë shumё mё tё mёdha, sesa mundёsitё pёr t’i thithur ato, Kryeministri njoftoi njё reformё tё thellё të të gjithё sistemit, duke vendosur në themel dijen.
“Jemi duke pёrgatitur edhe njё reformё tё tё gjithё sistemit tё sotёm. Ne besojmё se mundёsitё e financimit janё shumё mё tё mёdha nё perspektivёn e afёr, sesa mundёsitё pёr t’i thithur ato. Kemi shumё merak qё mund tё vijmё nё njё pikё ku kapaciteti ynё pёr tё financuar mund tё jetё mё i madh se kapaciteti pёr t’i thithur kёto financime. Dhe nuk e kam kёtu fjalёn pёr 30 e 40 milionё, por e kam fjalёn pёr pjesёn tjetёr tё financimeve tё mundshme qё vijnë nga projektet dhe programet e BE-sё, tё cilat kush ёshtё ndeshur me to janё tё mundshme, por janё edhe tё vёshtira pёr tё plotёsuar tё gjitha kushtet. E janё tё vёshtira, nё radhё tё parё, sepse neve na mungon dija nё kёtё sektor, jo dija e dy-tre ekspertёve, por dija tek fermerёt, tek tё gjithё ju, lidhur me si bёhet njё njё aplikim dhe si merret njё financim nga programet e BE-sё. Kёtё ju nuk mund ta bёni dot vetё. Pёr kёtё duhet t’ju ndihmojё shteti. Pёr kёtё aryse, ne besojmё se drejtoritё aktuale tё bujqёsisё nё gjithё territorin duhet tё kthehen nё pika tё shpёrndarjes sё kёsaj dijeje, duhet tё kthehen nё zyra asistence teknike tё fermerёve, pёr t’i ndihmuar tё njihen me modalitetet e çdo programi dhe pёr t’i ndihmuar qё tё plotёsojnё ashtu siç duhet aplikimet dhe pёr tё ndjekur procesin e aplikimit. Kemi mundёsi t’i rrisim jashtёzakonisht shumё financimet, nё rast se do tё jemi tё gatshёm tё thithim fondet dhe projektet e BE-sё.”
Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti njoftoi ngritjen e një Task Force për të adresuar një problematikë të hasur, kontrabandën e gjësë së gjallë. Ai i nxiti të bashkëpunojnë me qeverinë dhe denoncojnë çdo rast të abuzivitetit në pikat e kontrollit kufitar, duke i ftuar të përdorin portalin antikorrupsion si një instrument në mbështetje të tyre.
Ky ishtë takimi i dytë i radhës i Kryeministrit me fermerë të suksesshëm që kanë përfituar nga skemat mbështetëse në bujqësi. Takimi i parë u zhvillua rreth një vit më parë.
Mё shumё se 8 mijё fermerё në mbarë vendin pёrfituan mbёshtetje gjatё 2014-s nga skemat e mbёshtjetes bujqёsore.