☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.01 ▼1.59%
ARI 5,011 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,940 ▼ -1.73% ETH $2,328 ▼ -1.04% XRP $1.5190 ▼ -1.92% SOL $94.6800 ▼ -0.44%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.01 ▼1.59 % ARI 5,011 ▲0.05 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.01 ▼1.59 % ARI 5,011 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zhvillohet Maratona e Jetës, Xhindi: Inkurajim të gjitha zonjave për kontrolle periodike

Aktiviteti-Maratone-e-Jetes-TiraneQindra pjesëmarrës iu bashkuan sot “Maratonës së Jetës”, aktivitet i cili u zhvillua sot në kryeqytet nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Kodrat e Liqenit. Aktiviteti kishte si qëllim sensibilizimin dhe mbështetjen ndaj të gjitha grave dhe nënave shqiptare, me qëllim kryerjen e kontrolleve parandaluese për të fituar betejën ndaj kancerit të gjirit.

Në cilësinë e nënkryetares të Bashkisë së Tiranës, si një ndër mbështetësit kryesorë të këtij eventi, Nevila Xhindi inkurajoi të gjitha gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle periodike.  Xhindi theksoi gjithashtu faktin se Bashkia e Tiranës ka qenë në krye të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën ndaj kësaj sëmundjeje.  “Ky shesh që mban emrin e Nënë Terezës ndrin përherë e sot më shumë, në ditën e shenjtërimit të saj. “Jeta është një mundësi, – thoshte ajo,  ndaj duhet të përfitojmë e ta jetojmë atë të plotë,  ndonjëherë edhe duke luftuar për të”.

Aktiviteti-Maratone e Jetes-Tirane (1)“Çdo vit, shtoj ajo, shumë gra që i duam shumë u duhet të luftojnë me kancerin e gjirit, nëna, motra, kushërira,  mike, shoqe e të njohura. Ne, sot marshojmë për to dhe për një të ardhme ku kanceri i gjirit nuk mund të na i marrë ato. Ky marshim është një akt dhe një mundësi për të treguar dhe vepruar bashkë, burra e gra!”

“Të inspiruar nga ky vizion, Bashkia e Tiranës gjatë gjithë muajit ka qenë në krye të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka ofruar për gratë në pamundësi ekonomike dhe ka shumë të tilla në Tiranë e Shqipëri, në këto ditë krize ekonomike ekzaminime falas, në bashkëpunim me organizata e spitale private. Ne e dimë që kjo sëmundje kërkon ekzaminime të kujdesshme dhe të shtrenjta, ndaj u gjendemi pranë me kujdes e dashuri qytetarëve të Tiranës,”, theksoi Xhindi.

Do ta mbyll me një tjetër thënie tjetër të Nënë Terezës: “aty ku ka shumë dashuri, aty përherë mrekullia bën vend”. – u shpreh nënkryetarja e Bashkisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.