☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,922 ▲ +0.38% ETH $2,499 ▲ +1.7% XRP $1.4182 ▲ +0.95% SOL $106.6000 ▲ +4.08%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar në total 32 vatra zjarri, 11 prej të cilave vijojnë të mbeten aktive. Pesë të tjera po mbahen nën mbikëqyrje për shkak të rrezikut të riaktivizimit ndërsa 16 të tjera janë fikur.

Situata është normalizuar në Himarë pas orëve të tmerrit që banorët e zonës dhe turistët përjetuan dy ditë më parë. Të shumta janë forcat e angazhuara në Fier, Shkodër dhe në Malin e Dajtit ku situata vijon të mbetet kritike.

Prej dy ditësh edhe Fieri po përballet me zjarre masive teksa flakët kanë përfshirë kodrat e Frakullës. Vatra aktive ka pasur dhe në Padostinë, Peshtan e Levan ndërsa aktualisht në terren janë dislokuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor.

Në Shkodër flakët kanë përfshirë zonë të pyllëzuar në Bardhaj. Situata është problematike dhe për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve atmosferike. Zjarri vijon të mbetet aktiv dhe në Malin e Dajtit, por fatmirësisht nuk raportohet për rrezik drejt zonave të banuara.

Ky sezon veror ka përballur dhe njëherë tjetër Shqipërinë me zjarret. Ndër vendet më të prekura është Fushë Kruja, Himara, Fieri, Puka, Lura si dhe rrethinat në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka bilance negative në jetë njerëzish, ndonëse ka pasur banesa të djegura si dhe banorë të evakuuar. E fundit ishte Himara që u përball me kërcënimin e zjarreve që u afruan fare pranë bregut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.