⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtur: 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive në disa zona të vendit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare, 11 vatra vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në terren 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Për ditën e sotme është planifikuar angazhimi i 160 efektivëve ushtarakë në zonat ku ndërhyrjet vijojnë.

Një prej zonave ku po vijon ndërhyrja është Mali i Dajtit, ku krahas strukturave bashkiake janë angazhuar 77 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Në Bardhaj të Shkodrës, operacioni po zhvillohet me 5 automjete zjarrfikëse, shërbimin pyjor dhe strukturat e emergjencave civile. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionin me një automjet zjarrfikës dhe një helikopter. Gjatë ditës së sotme pritet t’i bashkohen operacionit edhe 33 forca dhe një ambulancë.

Situata vijon të monitorohet edhe në Fier, ku janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë dhe 90 forca të tjera. Në terren janë gjithashtu 90 ushtarakë, një helikopter dhe një avion Air Tractor. Për sot është parashikuar vijimi i mbështetjes me 33 forca.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit në Himarë është përmbyllur me sukses.

Për përballimin e flakëve u mobilizuan 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 punonjës policie dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten në gatishmëri dhe të angazhuara në terren, me fokus kryesor mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave, pasurisë dhe mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.