Politika

Zoran Zaev vjen të mërkurën në Tiranë, takohet me Ramën dhe Ruçin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, më 13 mars (e mërkurë) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore.
“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Ne Dhjetor 2017 të dy qeveritë kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët në qytetin e Pogradecit, ku dy kryeminstrat Rama dhe Zev janë takuar dhe kanë dhënë edhe një konferencw shtypi. Kryeministri Zaev e vlerësoi si historik vendimin e dy shteteve fqinje për seancë të përbashkët qeveritare, në të cilën janë nënshkruar, siç tha ai, memorandume të rëndësishme nga sfera e sigurisë, kulturës dhe punëve të jashtme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button