Zvarritjet e hetimeve, mangësi e madhe e SPAK-ut

Për reformën në drejtësi janë thënë shumë fjalë lavdëruese dhe jo më kot. Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar drejtësia guxoi të vërë nën hetim ish presidentë, ish kryeministra, ish zëvendëskryeministrin si dhe disa ministra. Me këtë veprim ajo i tregoi popullit se KOHA E PANDËSHKUESHMËRISË KA PERËNDUAR. Ky hop i madh është përkrahur nga i gjithë populli, përveç atyre politikanëve që kanë frikë se do të bëhen objekt i hetimeve të drejtësisë së re. Po tjetër gjë është nisja e proceseve hetimore dhe tjetër janë përfundimet e atyre hetimeve dhe nxjerrja e të akuzuarve para drejtësisë. Vetëm para trupit gjykues të akuzuarit kanë për të mbrojtur pafajësinë e tyre, po qenë të tillë ose kanë për të marrë dënimin e merituar. Pra, drejtësia vepron me dy faza: e para hetimi, e dyta gjykimi. Respektimi i afateve kohore për secilën fazë ka rëndësi të jashtëzakonshme për cilindo proces. Edhe për popullin që me durim po pret.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.