Zv/kryeministri Thaçi pret në takim ambasadorin e Holandës, Robert Bosch
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim lamtumire ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.
Në një komunikatë për media të MPJ-së, thuhet se Thaçi e falënderoi ambasadorin Bosch për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë pesë viteve sa shërbeu në Kosovë.
Thaçi shprehu mirënjohje për ambasadorin Bosch dhe shtetin e Holandës për mbështetjen konkrete dhënë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, theksoi se ka qenë kënaqësi të shërbente në Kosovë dhe se do të mbetet i angazhuar në çështjen e Kosovës, të cilën do ta vizitojë edhe në të ardhmen