Zv/ministrja Gjebrea: Shqipëria shumë shpejt me një strategji të re Anti-Trafik
– Prezantohet projekti i Caritasit Shqiptar për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore –
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, tha të premten se Shqipëria shumë shpejtë do të ketë një strategji të re kombëtare për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore.
Deklarata e zv/ministres së Brendshmë, që është dhe njëherazi Kryetare e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafik u bë gjatë një aktivitetit të zhvilluar sot në Tiranë për prezantimin e projektit “Forcimi i Strukturave Shtetërore në luftën ndaj trafikimit të qenineve njerëzore”, të hartuar nga Caritas Albania dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafik, në mbështetje të plotë të Caritas të SHBA.
Numri dy i ministrisë së Brendshme në fjalën saj u shpreh se trafikimi i qënieve njerëzore është një fenomen që prek të gjithë, pa dallime. “Ky është një fenomen i shtrirë në të gjithë vendin dhe për këtë lufta ndaj tij na prek të gjithëve. Ministria e Punëve të Brendshme, tha Gjebrea, shumë shpejt do të ketë një strategji të re kombëtare për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore”.
“Kjo strategji, vijoi ajo, do t’i vije në ndihmë zgjidhjes së të gjitha problematikave që hasim sot në luftën ndaj këtij fenomeni, i cili ndër të tjera kërkon bashëkepunim mes të gjithë aktorëve”.
Duke folur për projektin e bashkëpunimit me Caritas Albania, Gjerbrea theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të fortë me zyrat vendore, ndërsa veçoi si risi të këtij projekti ngritjen e zyrave te komitetit drejtues rajonal të luftës anti-trafik, si dhe përmirësimin e kushteve të dhomave të intervistimit. “Falë këtij projekti, trafikimit të qënieve njerëzore i jepet një përgjigje e fortë. Po ashtu, ne kuadrin e këtij projekti në pikat kufitare do të ristrukturohen dhomat e intervistimit. Kjo, me synimin e vetëm për të krijuar një ambient edhe më miqësor me personat që janë trafikuar, apo ndaj të cilëve tentohet të bëhet trafik dhe që vendosin të denoncojnë”, tha ajo.
Gjebrea vlerësoi si risi ngritjen e Komitetit Drejtues Anti-Trafi, që do të monitorojë punën e Komiteteve Rajonale Anti-Trafik në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Kukës, ku ky projekt do të shtrihet fillimisht.
“Prania e katër prefektëve të qarqeve ku do të shtrihet ky projekt, i jep një pamje edhe më serioze projektit që ne po prezantojmë sot dhe që i vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të sensibilizohen dhe të denoncojnë të gjitha dyshimet e tyre”, tha Gjebrea.
Ariela Mitri, Përgjegjëse e Sektorit Anti-Trafik, pranë Caritasit Shqiptar, në fjalën e saj tha se trafikimi i qënieve njërëzore është një plage e shoqërisë sonë.
” Ky fenomen është një plagë në shoqërinë tonë. Shqipëria ka bërë përparime të matëshme në luftën ndaj trafikimi të qënjeve njerëzore. Por, jemi ende një vend origjine”, tha Mitri. “Duhet bashkëpunim dhe forcë e madhe për ta luftuar këtë fenomen. Ky projekt është iniciative që inkurajon të gjithë qytetarët dhe zyrtarët të bashëkepunojnë për të integruar dhe forcuar hallkat që ndihmojnë riintegrimin e personave të trafikuar, paraandalimin dhe ndëshkimin trafikuesve”, theksoi ajo.
Ne aktivitetin në fjalë ishin të pranishëm dhe Albert Nikolla, Drejtori i Caritasit Shqiptar. Henry Jardine, Shef i Misionit, Ambasada e SHBA, si dhe katër prefektët e qarqeve Durrës, Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Projekti i prezantuar sot në Tiranë synon përmirësimin e bashëkpunimit mes pushteti qendror dhe atij lokal. Projekti ka si qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për qytetarët për të denoncuar dyshimet e tyre.
Projekti do të realizohet duke rritur bashkëpunimin mes të gjithë hallkave, Policisë së Shtetit, Kufitare, Komiteteve rajonale Anti-trafik, bashëkepunimin në nivel qarku dhe pushtetit qendror. Ky projekt do shtrihet në katër qarqe pilot, Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Durrës. Projekti do të ndihmojë në ristrukturimin e dhomave të intervistave në dy pika kufitare, Morinë dhe Han të Hotit.