☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.65 ▼4.01%
ARI 4,510 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.28% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4158 ▼ -1.05% SOL $90.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zyrtare: Banka Kombëtare Greke do shesë degët e Ballkanit, përshirë Shqipërinë

Huadhënësi i dytë më i madh i Greqisë, Banka Kombëtare Greke (NBG) do të shesë pjesën më të madhe të aseteve në Ballkan, duke përfshirë operacionet e saj rumune, për të përfunduar një plan ristrukturimi, për të cilin është rënë dakord me autoritetet evropiane, ka pohuar shefi ekzekutiv i saj të martën, raporton Reuters.

“Ne jemi shumë afër njoftimit të blerësit për Banca Romaneasca,” tha CEO i Bankës, Leonidas Fragiadakis, për Reuters, në një intervistë. “Shitja do të përfundojë në muajt e ardhshëm, dhe do të ndikojë në rritjen e likuiditetit të bankës“.

Ai tha se Credit Suisse e ka këshilluar grupin për shitjen.

Përveç Romaneasca, Fragiadakis tha se NBG do të shesë bankat më të vogla në Serbi, Shqipëri dhe Qipro, si pjesë e angazhimeve për të cilat është rënë dakord me rregullatorët.

“Më shumë se 90 për qind e ristrukturimit tonë ka përfunduar. Këto operacione përbëjnë një pjesë shumë të vogël të angazhimeve në kuadër të planit,” tha ai, duke shtuar se proceset e shitjes ishin duke u zhvilluar.

Kjo do i japë bankës një përmirësim të treguesve të kapitalit, përpara se të zhvillohet raundi i parë i testeve të stresit nga Banka Qendrore Europiane vitin e ardhshëm. NBG do të përqendrohet ndërkohë në tregun e saj të brendshëm.

NBG në Shqipëri

Në Shqipëri, filiali i NBG kishte asete prej 41 miliardë lekësh në fund të tremujorit të parë, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, duke u renditur e nënta në sistem dhe duke përbërë gati 3% të totalit të aktiveve. Banka kishte një stok kredie prej rreth 29 miliardë lekësh, apo gati 5% të kredisë së dhënë nga sistemi bankar shqiptar. Banka raportoi një fitim prej 100 milionë lekësh në tremujorin e parë të vitit.

Deri në vitin 2009, NBG ishte shumë aktive në kredidhënie.

Në fund të vitit 2009, banka zinte 5% të totalit të aktiveve dhe 8.3% të stokut të kredisë, po sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave.

Më pas, me fillimin e krizës financiare globale, që u shoqërua me rritjen e kredive me probleme në Shqipëri dhe sidomos pas krizës së sistemit bankar në Greqi, aktiviteti i bankave me kapital grek në Shqipëri u tkurr.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.