☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,180 ▼ -0.55% ETH $2,069 ▲ +0.3% XRP $1.3263 ▼ -1.46% SOL $81.6500 ▼ -3.12%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Zyrtare, copëza e gjetur i përket avionit “MH370”

Tani është zyrtare. Pjesa e gjetur në ishullin Reunion, në brigjet e Oqeanit Indian, është pjesë e avionit Boing 777, i fluturimit MH370 të kompanisë “Malaysian Airlines”, që u zhduk nga radarët në muajin mars.

Lajmin e konfirmoi në një konferencë shtypi për mediat vetë ministri malajzian i Transportit, Liow Tiong Lai. Zbulimi u bë nga një hetim i hollësishëm i autoriteteve franceze në bashkëpunim me përfaqësues të kompanisë krijuese të Boing, bordin e Sigurisë Kombëtare të Transportit amerikan dhe skuadrës malajziane.

“Pavarësisht konfirmimit që kemi marrë, ne do të dërgojmë të tjerë specialistë nga SHBA, Kina, Franca dhe vetë kompania Boing. Ndërkohë, shteti ynë po kërkon asistencë nga autoritetet portuale të territoreve pranë ishullit Reunion dhe Oqeanit Indian për të tjera pjesë apo detaje, pasi kjo do t’u mundësonte ekspertëve një analizë edhe më të detajuar mbi avionin e zhdukur të fluturimit MH370”, deklaroi ministri malajzian.

Ndërkohë, sipas burimeve lokale, gjatë ditës së dielë, një tjetër copëz avioni është gjetur në plazhin La Reunion, në bregun e Oqeanit Indian, që besohet të jetë gjithashtu e Boing 777.

Fluturimi MH370 u deklarua i zhdukur në itinerarin Kuala Lumpur – Pekin më 8 mars të këtij viti, me 239 pasagjerë në bord, shumica e të cilëve shtetas kinezë.

Avioni nuk është gjetur deri më tani, pavarësisht kërkimeve në një sipërfaqe të gjerë mbi dhe nënujore, gjë që e kthen ngjarjen në misterin më të madh të historisë së fluturimeve ajrore deri më sot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.