Maqedonia

Zyrtarët e Maqedonisë me letër urimi për rastin e Ditës së kryengritjes popullore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal, dërgoi urim deri te qytetarët e Maqedonisë me rastin e festës ’11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot, Republika e Maqedonisë feston 75 vite prej fillimit të kryengritjes së madhe popullore dhe luftës së popullit tonë për çlirim nga okupatori fashist. Sot kujtojmë shumë luftëtarë të cilët atëherë kur ishte nevoja, dolën para sfidës së gjeneratës së tyre dhe me guxim e zhvilluan luftën e cila kontribuoi që Maqedonia ta presë fundin e Luftës së Dytë Botërore në anën e fitimtarëve, në anën e koalicionit të madh të vendeve ithtare të paqes, lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, qëndron në urimin e Dimitrievit.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski dërgoi urim deri te pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, të punësuarit në Ministri dhe deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë me rastin e festës së madhe – 11 Tetori – Ditës së kryengritjes popullore.

“Shtylla e shtetit, garanci e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë rrënjët e saj i tërheq pikërisht nga idetë nga Maqedonia e lirë, idetë për fitore ndaj tiranisë së okupuesit fashist. Pikërisht për këtë, kjo festë e madhe, dita kur janë gjuajtur armët e para në Prilep dhe Kumanovë dhe Maqedonia u bë në anën e drejtësisë është shumë e rëndësishme për ne. Secili pjesëtar i Armatës te këta patriotë të guximshëm, të cilët në vete e kanë mbajtur vatrën e lirisë së atdheut, i gjen idealet e veta. Ato janë idealet të cilat na çojnë në detyrën tonë të përhershme – Maqedonia e pavarur dhe sovrane me qytetarë të sigurt dhe të gëzuar”, thekson në urim ministri Jolevski.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Nëse ekziston një ide që si pishtar na ka udhëhequr nëpër stuhitë e historisë, nënvizon Ivanov, ajo është ideja për liri të Maqedonisë. Falë asaj ideje, thotë, ne kemi gjetur forca të pajtohemi dhe t’i tejkalojmë ndarjet.

Ivanov, duke u’a uruar festën qytetarëve, përkujton se 11 Tetori u mundësua për shkak të kujtimeve të freskëta për epopenë e Ilindenit. Por, pa 11 Tetorin e vitit 1941, thekson, ne nuk do ta kishim as Ilindenin e dytë dhe të tretë. Falë 11 Tetorit, luftuam edhe për liri, edhe për shtetësi edhe për pavarësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button