☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 90.31 ▼8.06%
ARI 4,368 ▼4.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,664 ▲ +3.47% ETH $2,157 ▲ +4.31% XRP $1.4226 ▲ +2.38% SOL $89.8900 ▲ +3.29%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 90.31 ▼8.06 % ARI 4,368 ▼4.52 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zyrtari zviceran përfundon vizitën në Shqipëri, lançon projektin mbi arsimin profesiona

Zyrtari zviceran përfundon vizitën në Shqipëri, lançon projektin mbi arsimin profesional Një vizitë tri-ditore nga zyrtari i lartë i bashkëpunimit zviceran Adrian Maitre përfundoi me nisjen e një projekti që do të përmirësojë më tej arsimin profesional dhe aftësimin e të rinjve për punësim Zv. Drejtori i bashkëpunimit zviceran për Evropën Lindore Adrian Maître ishte në Shqipëri për një vizitë tre-ditore për të mësuar mbi aktivitetet me mbështetje zvicerane në vend. Të mërkurën në 15 Qershor, ai mori pjesë në lançimin e një projekti të ri të ngritur nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për të përmirësuar aftësitë profesionale që ndihmojnë të rinjtë për punësim.

Nga Vlora ku u lançua projekti në shkollën profesionale ‘Pavarësia’, zyrtari zviceran tha: “Në emër të qeverisë zvicerane unë përgëzoj partnerët tanë në Shqipëri, së pari qeverinë, që ka ndërmarrë hapa seriozë për të promovuar arsimin profesional, për të informuar fëmijët, adoleshentët dhe prindërit mbi dobitë e mësimit të aftësive profesionale. Ky është një nga hapat që mund të forcojë ekonominë e vendit dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për të rinjtë dhe familjet e tyre”.

Në aktivitetin e lançimit Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi përmendi mbështetjen afat-gjatë që Zvicra kë dhënë në fushën e arsimit profesional. Projekti ‘Aftësi për Punësim’ synon të sjellë pak nga përvoja zvicerane në arsimin profesional përmes së cilës të rinjtë marrin trainim praktik dhe përshtasin aftësitë e tyre me kërkesat nga kompanitë dhe tregu i punës. Sëisscontact, një organizatë konsulence me përvojë në këtë fushë, po implementon këtë projekt. Para këtij aktiviteti, zyrtari zviceran së bashku me Ambasadorin zviceran Christoph Graf u takuan me Ministret Eglantina Gjermni dhe Milva Ekonomi ku shkëmbyen informacion mbi bashkëpunimin dhe reformat në proçes. Ai gjithashtu vizitoi disa qendra shëndeti në rajonin e Matit dhe u takua me stafin e bashkisë Burrel. Gjatë qëndrimit në Shqipëri Z. Maître u takua gjithashtu me Avokatin e Popullit Igli Totozani me të cilin diskutoi mbi gjendjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.