Ekonomia

Rritja e çmimit të sigurimit, AMF do të hetojë kompanitë private

Rritja e çmimit për siguracionin e makinave do të hetohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Dyshohet se kompanitë e sigurimit kanë marrë në bllok vendimin për rritjen e çmimit.

AMF thotë se po ndjek situatën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit.

“Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit”.

Burime nga ky institucion thonë për Report TV se ka informacione se kompanitë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën, për të rritur në një datë çmimin dhe sipas ligjit, ky bashkëpunim ndalohet me ligj.

Ndërkohë AMF informon të gjithë shoferët se çmimi i siguracionit është rritur me 20%.

Minimalisht për të siguruar një makinë nën 1.6 kubikë, duhet të paguani 17 mijë e 800 lekë, ndërsa mbi 1.6 kubikë do paguhet minimumi 19 200 lekë.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare pranon se kompanitë kanë të drejtë të rritin çmimin, sipas dëshirës së tyre, për shkak të ligjit që është miratuar në vitin 2011.

Gjithsesi institucioni që mbikëqyr tregun e sigurimeve pranon se është fajtor për rritjen e çmimit, pasi pak muaj më parë vendosi që çmimi minimal për primin të jetë 140 euro.

Derisa në Shqipëri të futet sistemi bonos-malus, për përcaktimin e çmimit të sigurimit, kompanitë private mund të rritin përsëri primin. Kjo për shkak se sistemi bonos-malus, përcakton se kush bën aksident do të paguajë më shumë, ndërsa për shoferët e rregullt, çmimi i figuracionit ulet çdo vit.

Një ditë më parë kreu i Komisionit të Ekonomisë akuzoi AMF-në, se nuk ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për sistemin Bonus-Malus, çka u lë vend kompanive private të rritin çmimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button