Home / Moda / Java e modës në Paris, shfaqet koleksioni i Valentinos

Java e modës në Paris, shfaqet koleksioni i Valentinos

Frudat, lulet dhe veshjet deri në fund të këmbëve ishin mes elementeve që dominuan koleksionin e ri pranverë-verë 2017 të drejtorit krijues të Valentinos, Pierpaolo Piccoli.

Modelet sfiluan në pasarelën e improvizuar të Hotel de Rothschild me dekolte kryesisht të mbyllura,  fustane e bluza me mëngë të gjata, ndërsa ngjyrat dominuese ishin nuancat e rozës dhe të verdhës. Sa i përket flokëve dhe make up-it binte në sy thjeshtësia. Sipas firmës prestigjioze Piccioli ishte frymëzuar nga ideja ‘punk’ e humanizmit, me disa frymëzime nga materialet e mëndafshta të mesjetës dhe paletet e ngjyrave të rilindjes.

Java e modës në Paris që mbyll sezonin pas Nju Jorkut, Londërs dhe Milanos vazhdon deri në 5 tetor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: