Rajoni

Gjukanoviq serbëve: Pranojeni, Kosovën e keni humbur moti

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka folur për miqtë e shtetit të tij në rajon. Ai ka thënë se, duke përjashtuar periudhën e ish-Jugosllavisë, marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë kurrë s’kanë qenë më të mira.

“Nuk e di nëse ndonjëherë marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë kanë qenë më të mira se sot. Nuk e llogarisë kohën e Jugosllavisë së madhe, pasi që asokohe ka qenë një kontekst krejtësisht ndryshe. Por si shtete të pavarura, nuk besoj”, u shpreh Gjukanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë gjithashtu se ekonomia e Malit të Zi, edhe pse e vogël, është një prej partnerëve më të rëndësishëm të Serbisë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug i ka përkujtuar kryeministri malazez se deklarata e tij se “Mali i Zi nuk ka dashur të lëndojë Serbinë me njohjen e Kosovës” ka ngjallur shumë komente. Ai ka thënë se këtë deklaratë e ka bërë për “t’u dëgjuar dhe për t’u vënë re” dhe se “këtë e kam thënë si mik i Serbisë”.

“E miqtë ndonjëherë thonë edhe gjëra që ndoshta nuk janë të mira për veshin. Por kjo është e vërteta. Dua të bëjë gjithçka është e mundur që rajoni të jetë i qetë. Dhe nuk do të jetë i qetë nëse nuk përmirësohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Për këtë arsye e kam thënë hapur këtë”, ka sqaruar kryeministri malazez, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se beson që si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, Malin e Zi e konsiderojnë si mik.

“Për këtë arsye mendoj se na takon neve që të themi ato gjëra që janë të vështira të thuhen. Pra, po e përsëris – e kuptoj emocionin e opinionit serb kur flasim për Kosovën. Por gjenerata e sotme nuk duhet të vazhdojë betejën e humbur shumë moti. Duhet koncentrik në atë që është e mundshme”, ka theksuar Millo Gjukanoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button