☁️
Tiranë 12°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 100.56 ▼1.67%
ARI 4,644 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,260 ▲ +0.91% ETH $2,368 ▼ -0.19% XRP $1.4152 ▲ +1.04% SOL $86.8300 ▲ +2.59%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.56 ▼1.67 % ARI 4,644 ▲1.65 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 100.56 ▼1.67 % ARI 4,644 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Rajoni

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd

Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi,  rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij. Presidenti  Vuçiqifoli për shifra shumë më të vogla, por ai njoftoi që para fillimit të protestës se nuk do t’i plotësojë kërkesat e studentëve dhe protestuesve të tjerë për zgjedhje të parakohshme.

Ai kundërshtoi edhe kërkesën që nga qendra e qytetit të largohen “studentët që duan të mësojnë”, një grup studentësh dhe persona të tejrë të afërt me regjimin, që janë besnikë ndaj Vuçiqit.

Serbien Belgrad 2025 | Festnahme eines Demonstranten
Fotografi: Marko Djurica/REUTERS

Protestat e qeta dhe shpërthimi i dhunës

Protestat në Beograd janë mbajtur për një kohë të gjatë të qeta dhe me fjalime që përcilleshin me brohoritje. Në fund studentët shpallën përfundimin e protestës dhe u tha se në vazhdim do të veprojnë si qytetarë të rëndomtë. Por disa grupe e kanë shfrytëzuar këtë masë të protestuesve dhe kanë shkaktuar incidente dhe dhunë.

Në momentin kur rojet e protestës së studentëve hoqën veshjet si kujdestarë dhe thanë se secili duhet të sillet sipas ndërgjegjës së tij, së shpejti filluan incidentet me policinë.

Ka pasur përleshje me policinë në disa vende pranë Parkut të Pionierëve në qendër të Begradit, pati të shtëna me topa, u hodhën gurë dhe shishe, si dhe u përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj nga policia. Disa persona u plagosën dhe u ndaluan nga policia.

Përleshjet zgjatën deri vonë natën.

Serbien Belgrad 2025 | Polizeieinsatz bei Regierungsprotesten
Fotografi: Marko Djurica/REUTERS

Policia ka vazhduar aksionet kundër demonstruesve me orë të tëra. Edhe nga ana e demonstruesve  kishte njerëz të gatshëm të përshkallëzojnë protestën.

Çfarë mbeti pas protestës?

Në fund, e vetmja gjë që mbeti pas demonstratave të djeshme masive, ishin akuzat e ndërsjella të palëve. Nga njëra anë për shkak të brutalitetit dhe dhunës së policisë, dhe nga ana tjetër, kërcënimet e pushtetit. Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviq tha se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të “identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.