Maqedonia

UNDP: Parandalimi është kyç për shpëtimin e jetëve dhe pronave gjatë përmbytjeve

Parandalimi është kyç për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe vendbanimeve gjatë fatkeqësive natyrore, thekson Zyra e UNDP-së në Shkup, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç është theksuar në raportin rajonal të UNDP-së “Ndërtimi i rezistencës së rrezikut në Ballkanin Perëndimor”, parandalimi me investimin në infrastrukturë nga karakteri mbrojtës, si dhe praktikat më të mençura, mund t’i shpëtojnë jetët dhe pronat gjatë fatkeqësive natyrore.

Sipas zyrës së UNDP-së në Maqedoni, numri i lartë i viktimave në vërshimet në Shkup më 6 gusht të këtij viti e ka potencuar rëndësinë e konceptit “Mbijeto për të treguar”, e cila është temë e Ditës ndërkombëtare të Ditës ndërkombëtare të sivjetme për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat.

“Ky slogan e thekson rëndësinë për vetëdijen dhe gatishmërinë publike, e cila së bashku me infrastrukturën nga karakteri mbrojtëse, si për shembull kanalet përgjegjëse në rast të stuhisë, si komponentë kyçe në të gjitha përpjekjet për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat. Duke qenë në dijeni se çka të bëhet (dhe çka të mos bëhet) në rast të kushteve ekstreme të motit, mund ta bëjnë dallimin midis mbijetesës dhe tragjedisë. Vetëdija dhe gatishmëria do të mbesin edhe më të rëndësishme sepse ndryshimet klimatike i bëjnë katastrofat gjithnjë e më të parashikueshme”, thuhet në kumtesë.

Vërshimet e fuqishme që e kanë goditur Shkupin në gusht të këtij viti dhe Tetovën në gusht të vitit të kaluar, si dhe vërshimet e shkaktuara nga derdhja e lumenjve në Pellagoni në shkurt të vitit të kaluar, tregon UNDP-ja, janë pjesë e gjendjes më të gjerë të cilën e bën Ballkanin Perëndimor një nga rajonet në botë të cilat janë më të prekshëm në katastrofat natyrore.

Nga Vlerësimit të nevojave pas shkaktimit të fatkeqësive natyrore, që UNDP-ja e zbaton së bashku me BE-në dhe Bankën botërore, që të bëhet vlerësim i ndikimit të vërshimeve në Shkup, pritet të identifikohen prioritetet e ardhshme urgjente me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe të sigurohet kornizë për mbështetje të donatorëve.

Vlerësimi urgjent i nevojave pas shkaktimit të fatkeqësive natyrore, siç kumton UNDP-ja, do të përfshijë zgjerim të sistemit për kanalet e kullimit në rast të stuhisë, ndërtimit të digave për kontrollimin e reshjeve të rrëmbyeshme, parandalimin e përdorimit të papërshtatshëm të kanaleve për kullim si deponi të improvizuara, si dhe ndalesë për ndërtimin e vendbanimeve nl vende me rrezik të lartë nga vërshimet dhe krijim të sistemeve për paralajmërim të hershëm të cilët do të mund ta aktivizojnë alarmin menjëherë pasi do të paraqitet kërcënim nga vërshimet.

Sipas të dhënave nga Raporti i UNDP-së, në katastrofat në Ballkanin Perëndimor, vetëm në dy vitet e fundit, është goditur 15 herë më shumë popullatë dhe janë shkaktuar 30 herë dëme më të mëdha ekonomike në krahasim me periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2013. Dëme më të mëdha kanë shkaktuar vërshimet në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi në vitin 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button