Home / Arte / Libri / Dritëro Agolli feston 85-vjetorin, pullë postare me portretin e tij

Dritëro Agolli feston 85-vjetorin, pullë postare me portretin e tij

Shkrimtari dhe akademiku i shquar Dritëro Agolli feston sot 85-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Posta Shqiptare ka vendosur t’i dedikojë pullën postare Dritëro Agollit. Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 120 lekësh. Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Në këtë përvjetor të tij, nuk ka munguar urimi nga kryeministri Edi Rama.

“Edhe 100 Dritëro! Urojmë të gjithë që të kesh një ditëlindje të gëzuar e për shumë vite të tjera akoma, rrethuar me dashuri, miq, lexues dhe mbushur me frymëzim për të tjera poezi në vazhdën e perlave që tanimë i ke falur thesarit të shqipes”, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.