Home / Te ndryshme / Dhjetë arsye për të vizituar Këlnin në Gjermani

Dhjetë arsye për të vizituar Këlnin në Gjermani

Arti, kultura dhe Karnavalet – kjo i pret vizitorët në Këln. Dhe shumë më tepër: ndërtesa historike me histori 2000 vjeçare, ekspozita dhe muze, një jetë e ylbertë nate dhe shumë gëzime të jetës reniane.

Katedralja – me të vërtetë një pikë referimi e madhe

Ajo është një nga destinacionet më të vizituara në Gjermani: rreth 20.000 vetë e vizitojnë atë në ditë. Katedralja është mbi 700 vjeçare, po për kaq kohë ajo ka vazhduar të ndërtohet. Si një kryevepër e arkitekturës gotike, që nga viti 1996 ajo është Trashëgimi Botërore Kulturore e UNESCO-s.

Pjesa historike e qytetit – qendra e vjetër dhe pjesa moderne

keln-1Qyteti i vjetër i Këlnit u shkatërrua pothuajse tërësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë nga fasadat historike, si këtu në tregun e peshkut u rindërtuan dhe tani shoqërohen nga ndërtesat funksionale të viteve 1960-ta. Në rrugicat e qytetit të vjetër ka shumë pijetore të vjetra, restorante dhe taverna.

Birraritë – birra tradicionale Këlsh

keln-2Në birraritë e qytetit zbulohet një pjesë të stilit të jetesës së Këlnit: klientët shijojnë këtu birrën e tyre Këlshin. Ajo lejohet të prodhohet vetëm në Këln dhe në rrethina. Kjo birrë e lehtë shërbehet në një gotë tipike të ngushtë 0,2 litra. Shërbehet me specialitete tradicionale të Këlnit si “Himmel und Äad”, një pjatë me patate pure, salcë molle dhe suxhuk gjaku.

Muzetë – nga kohët e lashta deri sot

muzeArtdashësit dhe kulturdashësit kanë se çfarë të shohin në Këln: ka shumë galeri dhe salla ekspozitash. Muzeu Ludwig prezanton veç artit bashkëkohor edhe vepra të ekspresionizmit dhe art pop. Në Këln secili e gjen muzeun „e tij“: Temat shtrihen nga kohët romake, në Mesjetë e deri tek teknologjia apo çokollata.

Kishat – dëshmi e shkëlqimit të hershëm

keln-3Në Mesjetë, Këln ishte qyteti më i madh i vendeve gjermanishtfolëse dhe një qendër e rëndësishme fetare. Ndërtesat e shumta fetare e dëshmojnë rëndësinë edhe në ditët e sotme, duke përfshirë edhe dymbëdhjetë kishat romane. Shën Mëria në Kapitol është më e madhja prej tyre. Kjo pamje që ka sot është krijuar në shekullin e 11-të. Më parë këtu ndodhej një tempull romak.

Parku i Rinit – shesh i madh lojërash

keln-4Përballë Katedrales, i vendosur direkt në lumin Rin, shtrihet parku i Rinit me 40 hektarë. Ai u krijua në vitin 1912 dhe në vitin 2007 u zgjodh si parku më i bukur në Gjermani. Lëndinat e gjera shfrytëzohen gjatë verës për turnetë e futbollit dhe për të pjekur mish në skarë. Me teleferikun e Rinit mund të bëhet shëtitje mbi lum deri në Kopshtin Zoologjik të Këlnit.

Karnavalet – stina e pestë e Këlnit

keln-5Një javë në vit Këlni është në gjendje të jashtëzakonshme: karnavalet e Këlnit konsiderohen si një nga festat më të mëdha dhe më të njohura të Karnavaleve në botë. Fjalë të rëndësishme: „Alaaf“- është një përshëndetje Karnavalesh, e cila dëgjohet gjithmonë dhe kudo, „Kamele“- ëmbëlsira, që hidhen në mesin e njerëzve dhe “Bützje“ – puthkat, që jepen me dëshirë në masë të madhe, edhe të panjohurve.

Panairet- nga Gamescom e deri në Art Cologne

keln-6Këlni është botërisht i njohur si qytet i panairëve: Në Gamescom, panairi për lojërat kompjuterike, prodhuesit nga e gjithë bota çdo vit prezantojnë hardware dhe software të reja. Vepra arti të të gjitha çmimeve ndryshojnë pronarët e tyre në Art Cologne, panairi më i vjetër i artit në botë. Çdo dy vjet në Këln mbahet Photokina, panairi më i rëndësishëm në botë për fotografinë.

Shumëllojshmëria – secili/a siç i pëlqen

keln-7Hapja ndaj botës dhe toleranca – ky është Këlni. Metropoli i Rinit njihet edhe si një bastion i homoseksualëve dhe lezbikeve. Një herë në vit mbahet ColognePride, një aktivitet dyjavor për të drejtat e homoseksualëve dhe njerëzve transseksualë – më i madhi i këtij lloji në Evropë. Festa kulmore është tri ditëshi i Christopher Street Day në fundjavën e parë të korrikut.

Rini – rrugë për tregti dhe shlodhje

keln-8Një nga përparësitë më të pakonkurueshme të Këlnit është vendndodhja buzë lumit – dhe në çfarë lumi se! Rini është lumi më i gjatë në Gjermani. Që romakët kanë ditur të vlerësojnë vendndodhjen e lumit dhe në shekullin e 19-të para Krishtit themeluan këtu një koloni. Në një udhëtim me anije mund të shijohet panorama e pjesës historike të qytetit me Katedralen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: