Arte

Drama e Çapalikut “Made in Albania” triumfoi në Festivalin e Dramës Nacionale në Tetovë

Në Tetovë ka përfunduar sonte edicioni i pestë i festivalit Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Nacionale. Me këtë rast janë ndarë edhe çmimet për më të mirët.

Shfaqja “Made in Albania” me regji të Altin Bashës dhe skenar të Stefan Çapalikut ka ngadhënjyer në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Nacionale në Tetovë.

Ajo është shpërblyer me dy çmime “Shfaqja më e mirë” dhe “Teksti më i mirë” nga juria e përbërë nga Nexhat Birexhik, aktor nga Turqia, Jeton Neziraj, dramaturg nga Kosova dhe Muzafer Etemi, aktor nga Maqedonia.

Çun Lajçi është shpallur aktori më i mirë ndërsa dy çmimet e tjera për regjisorin më të mirë dhe aktoren më të mirë, në bazë të vlerësimit të jurisë i kanë takuar Teatrit Shtetëror të Stambollit, shkruan KultPlus.

Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit Festivali i Dramës Nacionale kishte karakter garues.

Gjatë gjashtë netëve në kuadër të kësaj ngjarjeje teatrale janë prezantuar gjashtë trupa teatrale nga mbarë rajoni. Sonte para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, para publikut tetovas është prezantuar Teatri Shtetëror i Stambollit me shfaqjen “Huzur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button