Home / Arte / Ekspozita / Ekspozitë në Paris

Ekspozitë në Paris

Gazmend Leka e ndien veten më të urtë, tani që ka prekur të 60 vitet në jetë. Nervin e tij artistik, ai e gjen në mënyra të pjekura për ta pikturuar. Ashtu si eksperienca e tij jetësore e dy viteve të fundit. Që e transformuar në krijimtari ishte pjesmarrëse në një personale në Bashkinë Nr. 5 të Parisit.

“Mund të kem bërë mbi 160 ekspozita, nga Nju Jorku e Bostoni, deri në Pekin. Por kjo ekspozitë pati një të veçantë të dukshme, sepse është një ekspozitë personale e imja dhe unë shkoja me fuqinë, eksperiencën dhe konkluzionet e viteve të fundit. Ishte me 3 salla të mëdha dhe mbajti 44 punë të përmasave të mëdha, gati 2 metra”, tha Gazmend Leka, piktor.

Piktura e tij ka ngjyra të errëta. Ashtu siç i pëlqen ta quajë, është pasqyrimi i një ëndrre të prishur, siç është Shqipëria. Dhe më e rëndësishmja për të është se, ai përfaqësoi jo vetëm artin e tij përballë një publiku të zgjedhur, por artin shqiptar.

“Nuk provova vetëm pikturën time, provova edhe pikturën tënde. Pashë që Shqipëria ka vend atje, pavarësisht se do edhe një mbështetje shumë të madhe, qoftë edhe nga shteti, sepse ne jemi një vend shumë i vogël. Them se ne kemi piktorë të mrekullueshëm”, deklaron më tej Gazmend Leka.

Në 3 ciklet e tij në pikturë, Leka tregon për Top Channel, Avni Rustemin në shtratin e vdekjes. Kjo është edhe piktura, që ai do të ekspozojë në një personale, në gjysmën e dytë të nëntorit në Galerinë Fab.

Leave a Reply

Your email address will not be published.