Home / Te ndryshme / Shenjat që tregojnë se ju ka vizituar engjëlli mbrojtës

Shenjat që tregojnë se ju ka vizituar engjëlli mbrojtës

Disa njerëz besojnë se engjëlli i tyre mbrojtës është qenie shpirtërore, që punon për të mirën e tyre, ndërsa ka të tjerë që besojnë se engjëlli mbrojtës i çdo personi është ndonjë i dashur i tij, që ka ndërruar jetë.

Besoni ose jo, sipas spiritualistëve, ekzistojnë disa shenja që tregojnë se ju ka vizituar engjëlli juaj mbrojtës.

Ndoshta nuk besoni në “këto gjëra”, por pasi t’i lexoni këto shenja, ka gjasa të ndërroni mendje, shkruan “kosova sot”.

Shihni ëndërr se ju ka vizituar engjëlli mbrojtës

Ëndrrat shpesh konsiderohen dritare të shpirtit, por gjithashtu ato mund të tregojnë edhe për praninë e engjëllit tuaj mbrojtës. Engjëlli mund t’ju sjellë në ëndërr ndonjë porosi, ose apo vetëm t’ju trimërojë me praninë e vet.

Shihni topa pezull, me ngjyra të ndryshme

Nëse vëreni ndonjë dritë të fortë, apo ndonjë top me ngjyra të çuditshme, atëherë mund të mendoni se sytë janë duke luajtur me ju. Por, ato drita dhe topa janë “vetura e engjëllit”. Kjo është shenjë se ju ka vizituar engjëlli juaj mbrojtës.

Papritur ndieni njëfarë arome “të ëmbël”

Nëse ndjeni ndonjë erë të mirë dhe nuk dini ta shpjegoni prej nga vjen, atëherë kjo mund të jetë shenjë se engjëlli juaj gjendet afër jush. Kjo aromë mund të jetë aroma e ndonjë gjelle të shijshme, ndonjë luleje, apo parfumi, i cili i ka pëlqyer personit të vdekur, që tani është bërë engjëlli juaj mbrojtës.

Gjeni pendla të bardha

Në librin e Jacky Neëcomb-it “A e njihni engjëllin tuaj rojtar”, thuhet: “Pendlat e bardha janë shenja me të cilat engjëlli juaj rojtar ua bën me dije se është me ju”. Pendlat e bardha mund t’i gjeni në vende të pabesueshme.

Bebja juaj sheh diçka që ju nuk mund t’i shihni

Shumë njerëz besojnë sesi bebet dhe kafshët shtëpiake janë në gjendje që t’i shohin engjëjt, ndryshe nga ne. Mund ta shihni qenin tuaj sesi e ka fiksuar shikimin, apo mund ta shihni beben duke reaguar me diçka që nuk ekziston. Dijeni, është engjëlli juaj rojtar.

Shihni re në formë të engjëllit

Kur keni qenë fëmijë, ka të ngjarë që të keni parë re me forma të ndryshme, duke përfshirë edhe retë në formën e engjëjve. Sipas atyre që besojnë në engjëjt mbrojtës, kjo është prani se engjëlli juaj është afër jush.

Vëreni numra engjëllorë në vende të ndryshme

Thuhet se numrat engjëllorë janë ndër mënyrat më të shpeshta, me të cilat engjëlli mbrojtës ua bën me dije praninë e vet. Bëhet fjalë për numra që kanë domethënie të veçantë për ju, si ditëlindjet, apo përvjetorët, apo përsëritja magjike e numrave, si “333” ose “11:11”.

Përjetoni ndryshime të papritura të temperaturës

Sikur edhe te aromat e papritura, ndryshimi i papritur i temperaturës mund të jetë shenjë se engjëlli juaj mbrojtës është me ju. Disa njerëz përjetojnë rrëqethje, derisa të tjerët ndjejnë një valë nxehtësie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: