Bota

Presidenti gjerman Gauck: BE-ja të “ndalë” zgjerimin e të analizojë

Në valën e një frike në rritje, pasi Britania votoi të shkëputet nga Bashkimi Europian dhe Donald Trump fitoi presidencën, presidenti gjerman Joachim Gauck ka kërkuar një ndërprerje në proceset e integrimit në Europë, në mënyrë që kjo të lejojë anëtarët të diskutojnë se çfarë duan të arrijnë.

“Rritja e globalizimit nuk funksionon për të gjithë boten me të njëjtin ritëm. Ndonjëherë ne ecim aq shpejt, saqë jo të gjithë qytetarët mund të na ndjekin, e kjo më shqetëson”, tha Joachim Gauck, president i Gjermanisë.

Në një intervistë për gazetën gjermanen “Welt”, 78-vjeçari Gauck theksoi se ndjenja të tilla të pakënaqësie janë ato që çuan në fitoren e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet të mendojmë si një bashkësi e tërë për një pushim, gjatë të cilit duhet të diskutojmë se çfarë qëllimi duam të arrijme dhe me çfarë ritmi. U kërkoj politikanëve europiane që të shikojnë përtej fushatave që përqëndrohen në vlerat universale si liria dhe siguria, e të fokusohen më shumë në bërjen e popullsisë që të ndihen kolektivisht, sikur janë në shtëpinë e tyre në bllokun 28-vendesh. Jo të gjithë po ndihen si qytetarë botërorë”, tha Joachim Gauck.

Retorika e Gauck vjen në një moment delikat, kur popullariteti i partive të krahut të djathtë janë rritur së tepërmi, si në Francë, Austri dhe Gjermani. Të premten, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha për gazetën “Die Welt” se siguria e Europës është në rrezik. “Aq e vështirë, saqë kemi nevojë për më shumë dialog, jo më pak”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button