Home / Parlamentare / Berisha: Rama shpërndau zarfe për integrimin, të kontrollohet ambasadori shqiptar në Turqi

Berisha: Rama shpërndau zarfe për integrimin, të kontrollohet ambasadori shqiptar në Turqi

Në debatin në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit, ish-kryeministri Berisha sulmoi ambasadorin shqiptar në  Turqi, Gent Gazheli.

Trafikanti, ai financieri Gazheli, e çoi ambasador atje se i duhet për punë të tjera. U bëj thirrje autoriteteve ta kontrollojnë në të gjitha aspektet se druaj shumë se ka shkuar për misione të dyshimta. Qenit plak nuk i hiqet vesi, dijeni nga unë”, tha Berisha.

Sakaq ai denoncoi përpjekjen e turpshme, sipas tij, të shefit të qeverisë për të blerë Europën.

Berisha se Rama shpërndau zarfe për integrimin.

Jam këtu sot për të denoncuar një përpjekje të turpshme, primitive dhe të pafytyrë të Edi Ramës i cili në vend se të përpiqet të zbatojë standardet, ka menduar të realizojë integrimin duke shpërndarë zarfe. Një nga shkaqet madhore, ta dini ju, të kësaj përgjigje janë edhe reagim ndaj mendimit të një të sëmuri psiqik që mendon të blejë Europën. Europa as nuk shihet dhe as nuk blihet qëndron në vlera. I them Edi Ramës që që përpjekjet tua jo vetëm që nuk lëkundën njeri por more turpin që të takonte dhe për fat të keq dënimin e shqiptarëve”, tha Berisha, duke shtuar se është i bindur se me Edi Ramën Kryeministër nuk ka negociata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: