Kronika

19-vjeçarja përplas makinën e shefit të Doganave. 4 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Dy makina janë përplasur këtë të shtunë në Urën Vajgurore, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Informacione nga policia bëjnë me dije se dy makinat që janë përplasur janë të tipit ‘’Opel’’ dhe Benz’’. Burime për Report Tv mësojnë se 19-vjeçarja që drejtonte makinën tip ‘’Opel’’ ka përplasur mjetin tip ‘’Benz’’ që drejtohej nga Marian Prifti, Drejtor i Doganave në Berat.

Dy drejtuesit e automjeteve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjerja e cila ndodhej në makinën tip’’Opel’’ që drejtohet nga një 19-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

E moshuara me inicialet E.B është transportuar për në Spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button