Home / Bota / Tillerson nuk donte të bëhej Sekretar Shteti: U shastisa kur më propozoi Trump

Tillerson nuk donte të bëhej Sekretar Shteti: U shastisa kur më propozoi Trump

Nuk e desha këtë post. Nuk e kërkova unë. Unë do të dilja në pension pas 40 viteve tek ‘ExxonMobil’. Do të shkoja në fermë me nipërit e mi, por bashkëshortja më bindi ta pranoja ofertën, e cila të them të drejtën më habiti”.

Njeriu që sot drejton Departamentin amerikan të Shtetit rrëfen në një intervistë të gjatë, publikuar në faqen e internetit të “Independent Journal Review” (IJR) se, nuk e kishte takuar asnjëherë Donald Trumpin përpara zgjedhjes së tij në muajin nëntor.

Mendova se do të flisnim për çështjet e jashtme, nisur nga eksperienca ime te kompania e naftës. Kur më pyeti në fund të bashkebisedimit, nëse doja të bëhesha Sekretar Shteti, u shastisa. Ia dhashë lajmin time shoqeje, e ajo m’u përgjigj: ‘Të thashë që Zoti nuk kishte mbaruar punë me ty’. Ajo më bindi dhe kishte të drejtë”, tha Rex Tillerson, kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.

Kjo ishte intervista e parë e Tillersonit që prej marrjes së frerëve të Departamentit të Shtetit.

Deri tani, shefi i diplomacisë amerikane kishte preferuar ta shmangte vëmendjen mediatike, e së fundi u vu në shënjestër të kritikave për faktin që i nuk mori korrespondentët me vete gjatë udhëtimit në Azi.

E vetmja reportere e lejuar në bord ishte Erin McPike e “IJR”-së. Departamenti i Shtetit nxori si shfajësim përmasat e avionit, që ishte tepër i vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.