Home / Keshilla / Rastet kur NUK duhet konsumuar xhenxhefil

Rastet kur NUK duhet konsumuar xhenxhefil

Rrënja e xhenxhefilit është përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar probleme shëndetësore dhe lehtësuar simptoma të ndryshme.

Nëse ju jeni në një nga gjendjet e mëposhtme nuk duhet të konsumoni xhenxhefil, pasi mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.

Shtatzëni

Xhenxhefili është i pasur në përbërës që lirojnë muskujt dhe ndihmojnë tretjen. Nëse jeni shtatzënë xhenxhefili do të krijojë iluzionin e tkurrjeve të parakohshme.

Gjatë 3 mujorit të fundit gratë shtatzëna e kanë të ndaluar marrjen e kësaj rrënje në çfarëdo forme.

Vuani nga sëmundjet e zemrës

Xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut.

Për ata që janë duke “luftuar” mpiksjen (trashjen) e gjakut apo diabetin, xhenxhefili është përbërësi magjik, por njerëzit që vuajnë nga hemofilia (mosmpiksja) e gjakut mund të rrezikojnë jetën nëse e konsumojnë.

Trajtimi me disa barna të caktuara

Nëse jeni duke marrë ilaçe për tensionin e lartë të gjakut apo diabetit, xhenxhefili mund të ketë një efekt negativ.

Xhenxhefili stimulon hollimin e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Kur kombinohet me antikoagulantë, beta-bllokues mund të shkaktojë dëmtime dhe ul efektet e këtyre barnave.

Jeni nënpeshe

Nëse jeni duke luftuar për të fituar peshë nuk duhet të konsumoni xhenxhefil. Ai ngre nivelin e pH të stomakut dhe stimulon enzimat që tresin ushqimin.

Ndihmon në djegien e yndyrës dhe ul dëshirën për ushqim. Konsumi i rregullt i çajit të xhenxhefilit ose shtojcave xhenxhefil mund të shkaktojë humbje peshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.