Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,693 ▲ +1.47% ETH $2,117 ▲ +2.29% XRP $1.4147 ▲ +1.67% SOL $88.3400 ▲ +1.81%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Bota

Eurodeputetja Elly Schlein: Protesta të mos pengojë reformën

Për eurodeputeten italiane Elly Schlein, protesta nuk duhet të bëhet pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Për shkak të detyrës si nënkryetare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, eurodeputetja Schlein e njeh shumë mirë historinë e konflikteve politike të Shqipërisë.

“Çdo formë proteste, përsa kohë është demokratike dhe paqësore, e mbi të gjitha është pjesë e të drejtave të opozitës, është e drejtë. E sigurt është që nuk duam ta shohim këtë gjë që të vërë në rrezik implementimin e shpejtë të reformës në drejtësi që u votua verën e kaluar, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë por edhe partnerëve europianë.

Kjo gjë na ndihmon dhe neve, miqve të Shqipërisë që të shtyjmë përpara procesin e integrimit. Është përgjegjësia e deputetëve për të çuar përpara punimet e Parlamentit dhe për të ringritur besimin e qytetarëve është e rëndësishme që të theksohet rëndësia e institucioneve demokratike, siç Parlamenti sigurisht është”, deklaron Schlein.

Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, eurodeputetja italiane thekson se duhet një dialog konstruktiv mes palëve dhe se në fund u takon atyre të vendosin.

“Unë shpresoj që zgjedhjet të mbahen, por nuk na takon neve që ta vendosim këtë gjë. Përsa më përket mua, nuk e shoh këtë domosdoshmëri, por nëse palët do të bien dakord është e drejtë e tyre. E rëndësishme është që të jepet një sinjal dhe të shkohet në votime”, thotë Schlein.

Për të, me rëndësi është që të zbatohen dhe disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

“Shpresojmë gjithashtu që përpara zgjedhjeve të cilat janë një moment kryesor në jetën demokratike të çdo vendi, të arrihet në kohë që të merren në konsideratë disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR që janë bërë.

Sigurisht që koha nuk premton, por besoj se nëse do ishte mundësia për një dialog politik konstruktiv, siç ishte shembulli i votimit të reformës në drejtësi, mund të arrihet diçka, të paktën mbi transparencën e financimeve të partive ose për rregullimin e hapësirës mediatike”, shton Schlein.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.