Home / Arte / Libri / Kosovë, Kadare vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Kosovë, Kadare vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Ismail Kadare është vlerësuar sot në Kosovë, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.

“Ky është një nga vlerësimet më të mëdha që Kosova ka për një personazh në fushën e kulturës. “Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Më besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, u shpreh Kadare pas cmimit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” tha se ka ardhur koha që në historinë e Kosovës të ketë vend të privilegjuar për librat dhe Ismail Kadarenë. “Për lexuesit e Kosovës, Kadareja është shkrimtar i zemrës. Kadare është autor që nuk është braktisur asnjëherë”, tha Gajraku.

Në këtë udhëtim drejt Kosovës, Kadare shoqërohet nga bashkëshortja Helena dhe botuesi Bujar Hudhri. Nesër Qeveria e Kosovës do të organizojë një darkë të vecantë për nder të shkrimtarit. Kadare njihet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në shkrimet e librat e tij të identitetit shqiptar, si dhe më aktivi përsa i përket cështjes së Kosovës.

Kosova ka qënë pjesë e hershme e librave të tij që gjatë komunizmit, duke bërë që ajo të dukej pjesë e natyrshme e Shqipërisë organike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.