Teater

“Pushteti i grave”

Mjeshtri i madh Aristofani shkruajti ngjarjen bazë të “Pushtetit të grave”, me konfliktin dhe dialogët ekspresive.

Frymëzuar nga ai, Spiro Duni zhvilloi ëndrrën e fshehur tek vetja për 25 vjet. Të shkruante një komedi për demagogjinë dhe premtimet, e për mënyrën se si pushteti tjetërson, jo burrat, por gratë. Me një produksion të madh ai e sjell këtë shfaqe premierë ne TK, duke filluar prej 14 marsit.

“Doja të përcillja mesazhin që demagogjia dhe premtimet e pafund e atyre që synojnë pushtetin janë thjesht mjete dhe më pas gënjeshtra mbizotëron pas marrjes së tij”, tha Spiro Duni, regjisor.

Në komedinë e Dunit gratë vijnë me epshe seksuale, llafazane, imponuese e të lira. Ndërsa burrat të bindur e me besimin se problemet e tyre të mëdha tani e kanë një zgjidhje mes buzëkuqit dhe puthjeve. Me një kast prej 20 aktorësh puna përgatitore ka rreth më shumë se dy muaj.

“Nuk mund të lë pa përmendur Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Elia Zaharia e të tjerë”, thotë Duni.

Skenografia ka element kryesor gjethen e fikut. Ai nuk ka përmendur kurrë në shfaqe Shqipërinë, por synimi ka qenë ai.

“Nuk ishte qëllimi im të sjell antikitetin e kohës së Perikliut, por të flas për Shqipërinë”, shprehet regjisori.

Duni kërkon të argëtojë spektatorët, ndaj edhe zgjodhi një komedi dhe pritet të shihet sa do ta realizojë ai këtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button