Home / Arte / Libri / Dy të panjohur, dashurohen në Berlin

Dy të panjohur, dashurohen në Berlin

“…Ata u ndeshën me njëri-tjetrin, por pa u parë vërtet, thjesht ..Ata u ndeshën me njëri-tjetrin, por pa u parë vërtet, thjesht u anashkaluan në një qytet të madh, ku përditë njerëzit ndeshen anashkaluan në një qytet të madh, ku përditë njerëzit ndeshen e vazhdojnë rrugën e tyre, pa e vrarë mendjen as edhe një sekondë vazhdojnë rrugën e tyre, pa e vrarë mendjen as edhe një sekondë më shumë për të panjohurin përballë, një “ignotus” pa identitet, e ë shumë për të panjohurin përballë, një “ignotus” pa identitet, e pastaj gjithsekush vazhdon të ecë duke tërhequr barrën e vet, që astaj gjithsekush vazhdon të ecë duke tërhequr barrën e vet, që sigurisht për atë që e bart është më e rënda në botë…”. Lindita Arapi ka zgjedhur dy personazhe Ardian Danin dhe Ann Fürst, një femër fjalëpakë, vetanake, që ende nuk e kish mbyllur me veten moshën e flirtit, e ambientuar por asnjëherë e ngrohur me këtë qytetit, e ambientuar por asnjëherë e ngrohur me këtë qytet rrëmujë, për të jetuar një histori të pazakontë në Berlin që vetëm ecën. Janë dy personazhe që të rrëmbejnë me jetët dhe mënyrën sesi ata bëjnë kërkimin drejt së panjohurës, dy personazhe që nuk reshtin së kërkuari atë pjesën tjetër që është gjithmonë diku. Më shumë ata mund ti njihni në romanin “Çaste/Kolazhe metropoli’’, botimet Dudaj.

Të mërkurën Arapi ishte e ftuar për të folur mbi rrugëtimin e saj në letërsi, dhe këtë roman në aktivitetin Letërsia dhe Qyteti të gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma. ”Gjithmonë më ka bërë përshtypje anonanimiteti, vetmia, këto momentet kaq fluide dhe të rrëshqitshme të metropolit. Duket sikur ka një lloj perfomrace urbane shumë të rrëshqitshme”, nisi ajo shpjegimin e temës që vetmisë që shoqëron librin. Në një botë të përplasjeve të mëdha shoqërore e politike, duket se letërsia është shpërngulur në hulumtimin e njeriut, që gjithnjë e më tepër, kërkon të eksplorojë vetveten. Të njëjtën gjë bën Arapi në këtë roman, duke na zbuluar dy personazhe që nuk heshtin ndaj kërkimit e duke besuar në të. Një nga poetet më interesante në letrat shqipe pas viteve 90-të, Arapi e quajti natyrshëm zhvendosjen e saj nga poezia drejt prozës si një stacion që ishte aty, thjesht priste kohën e duhur për të ndaluar. Ky është romani I saj I dytë, pas romanit të parë “Vajzat me ccelës në qafë”, një libër që I dedikohej sakrificës heroike të femrës shqiptare që sipas shkrimtares, nuk mund të ndahet dot nga kompleksi “I vajzës së mirë”, me të cilën është rritur. Duket se letërsia e Arapit nuk I shmanget dot realiteteve ku ajo ka qëndruar. Libri I fundit tregon më së miri njeriun bashkëkohor të cilin ajo e ka njohur në jetën që bën prej vitesh në Gjermani. Por të jetuarit në dy kultura të ndryshme, duket se vetëm e ka përmirësuar letërsinë e saj, ndërsa shqipja mbetet gjuha e shkrimit. Agron Tufa I cili e kishte lexuar librin që në embrion, u shpreh seTipologjia e romanit është e ndërtuar në bazë fragmentesh, me një narrativë që dominohet prej poetit, me embrione autobiografike në trajtë imazhi për të ndërtuar një diskurs. Rastësia midis këtyre personazheve ndodh në një dimension spiritual dhe fatidik”. Me një koshiencë të lartë prej një qytetareje të angazhuar, dhe për shkak të punës së saj si gazetare, Arapi foli përballë lexuesve dhe për tema të ndjeshme të aktualitetit, sic është dhe përballja me të shkuarën. Sipas saj, kjo përballje duhet të kishte ndodhur që në vitet 90-të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: