Home / Kronika / Alfred Peza: Po hetohem si gazetar

Alfred Peza: Po hetohem si gazetar

Deputeti socialist, Alfred Peza reagoi ndaj vendimit të prokurorisë për të vendosur nën sekuestro aksionet e bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë si pjesë e hetimit për pasurinë e tij.

Nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, Peza tha se nuk po hetohet si deputet.

“Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është provuar se ka zero shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit nga momenti i shpalljes publike të kandidaturës time dhe deri më sot. Kjo duhet kuptuar mirë, sepse kemi të bëjmë me një fakt të pakundershtueshëm. Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin dhe politikanin Alfred Peza, por po heton gazetarin Alfred Peza. Kjo është e paprecedentë. Tani Prokuroria është duke hetuar sesi ka vënë një gazetar pasurinë në Shqipëri. Këto që po hetohen sot, mund të ishin hetuar fare mirë që në vitin 2012”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.