Kronika

Përndiqte vazhdimisht 22-vjeçaren, shpallet në kërkim i fiksuari

Një vajzë e re në Tiranë është ndier nën presion nga përndjekja e vazhdueshme që një djalë ka bërë ndaj saj. Gjatë ditës së djeshme është shpallur në kërkim shtetasi T.B., me banim në Tiranë, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga 22 vjeçarja A.M.

Ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ngacmuar e përndjekur 22- vjeçaren, banuese në Tiranë, duke i shkaktuar kështu gjendje ankthi dhe frike për sigurinë e saj.

Nga të dhënat paraprake mësohet se T.B., insistonte të lidhej me të renë, por përballë kundërshtisë së saj, e ka përndjekur në mënyrë të përsëritur dhe kanosur për jetën.

Në këto kushte, vajza është paraqitur në polici ku ka bërë dhje denoncimin për të, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button