Home / Kronika / Masakroi kushëririn, pas vrasjes shtirej në telefon si viktima

Masakroi kushëririn, pas vrasjes shtirej në telefon si viktima

Askush nga të afërmit nuk kishte ardhur për të ndjekur procesin ndaj Denis Zakës, nën akuzë për masakrimin e kushëririt të parë, një ngjarje që përfshiu në hetime autoritetet greke dhe shqiptare.

28-vjeçari Zaka që në seancën e parë kërkoi gjykim të shkurtuar, një lëvizje e cila e shpëton nga burgimi i përjetshëm. I riu nga Lushnja veçse pohoi emrat e prindërve të tij dhe më pas e shoqëroi procesin nën heshtje.

Pasi trupa gjyqësore e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar prokurori lexoi qëndrimin e tij se si u zbardh vrasja e Vladimir Murrizit, për të cilin autori udhëtoi kilometra të tërë nga Greqia në Shqipëri duke denoncuar së pari se djalin e dajës ja kishin vrarë disa të panjohur.

“Denisi”, tha prokurori “e kishte ftuar viktimën të punonte në Greqi dhe një ditë pasi kanë pirë alkol, i ndjeri i kishte kërkuar të vidhnin një plug”. Duke iu referuar dëshmisë së vrasësit Prokurori përmendi se dy kushërinjtë ishin nisur për të vjedhur, njëri i armatosur me thikë e tjetri me levë hekuri.

Rruges nën efektin e alkoolit ata kishin filluar të ofendonin njëri-tjetrin. Në këto rrethana Denisi e qëlloi Vladimirin për vdekje 23 herë, i mori telefonin dhe pasi e groposi i hodhi disa monedha metalike.

Sipas prokurorit vrasësi më tej i shkroi në mesenxher bashkëshortes së viktimës duke u shtirur sikur ishte ai. Prokurori përmendi se Denisi u kthye në Shqipëri dhe duke gënjyer familjen e Vladimirit iu bashkua atyre në denoncimin e depozituar në polici. Pas një kallëzimi plot kontradikta hetuesit zbuluan se ata kishin përballë vrasësin e vërtetë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: