Arte

Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë

Një tjetër projekt për rijetëzimin e thesareve kulturore ka nisur të marrë jetë. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit do t’i nënshtrohet tashmë restaurimit të plotë të saj, i cili është parashikuar të kryhet në dy faza. Fillimin e punës në këtë kantier të ri të kulturës, e inspektoi nga afër ministrja Mirela Kumbaro, e cila tha se ky projekt, i cili vjen fill pas shpalljes së Bënjës Qendër Historike në janar të këtij viti, ka si synim kthimin e këtij fshati në një destinacion të domosdoshëm turistik.

“Është e rëndësishmë të theksojmë që jemi sot në zbatim të një projekti që kaq nisur kohë më parë. Projekti për kishën e Bënjës është përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, për të qenë në të njëjtën vijë me vendimin që ne kemi marrë në fillim të këtij viti për ta shpallur Bënjën Qendër Historike. Projekt, që konsiston në rehabilitimin e gjithë Qendrës Historike të Bënjës, që do të filloj të zbatohet në kuadër të një programi të madh që qeveria shqiptare ka firmosur me Bankën Botërore.

Me nisjen e punimeve për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë, është hapi i parë që nis të hidhet brenda kësaj qendre historike. Bënja ka potenciale kulturore dhe natyrore të jashtëzakonshme, ndaj duhet të jetë një destinacion i domosdoshëm për këdo që vjen në Përmet”, – tha Kumbaro.

Më tej ministrja e Kulturës foli për investimet e shumta që qeveria shqiptare po kryen në Përmet, duke theksuar se investimet dhe promovimi e kanë dhënë që tani efektin e tyre, madje duke e gjetur Përmetin gati të papërgatitur për t’iu përgjigjur fluksit të turistëve me shërbime. “Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore të panjohur dhe të pashfrytëzuar deri tani. Por ne vëmë re se falë promovimit dhe investimeve që janë bërë dy vitet e fundit, shohim një rritje të madhe të numrit të turistëve.

Synimi ynë është që me ndërhyrjet rehabilituese dhe restauruese, projekteve të qendrave historike dhe promovimit të zonës të rritet numri i turistëve, por kjo duhet shoqëruar edhe me rritjen e shërbimeve. Dhe kjo është pjesë e një vizioni të integruar.

Nuk bëhet fjalë për të ndërhyrë vetëm në një objekt, po për të hyrë në një program të mirëmenduar rehabilitimi, që në fakt është pjesë e Rilindjes Urbane dhe që bashkon shërbimet moderne me rilindjen e trashëgimisë kulturore. Tashmë Përmeti është në qendër të investimeve të qeverisë shqiptare”, tha Kumbaro. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891 është objekt me vlera të veçanta, shpallur monument kulture në vitin 1970.

Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe. Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perendimi dhe jugu mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991.

Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’. Projekti për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë ndahet në dy faza: -Faza e parë konsiderohet faza e shpëtimit me vlerë investimi 6 400 000 lekë, e cila parashikon ndërhyrjet emergjente e të domosdoshme në strukturë si: Ndërhyrje me përforcim themelesh Qepje e muraturave dhe dyshemesë Përforcimi i strukturës mbajtësë të catisë. Vendosje të tiranteve metalike gjatësor dhe tërthorë për të kosoliduar strukturën.

Vendosje e tiranteve në hajat ku mungojnë plotësisht. Restaurimi i plotë i mbulesës duke shmangur përfundimisht lagështinë në interier dhe dëmtimet në në structure Realizimi i drenazhimit përgjatë murevë për largimin e ujërave sipërfaqesorë

Konsolidim i muraturësme anë të injëktimeve si dhe pastrim e fugatim i muraturës duke ruajtur paturën e kohës. -Faza e dytë ku përfshihen kryesisht punime rifiniture e shtresash, pasi të jetë eleminuar rreziku i demtimit të mëtejshëm dhe të jetë kryer konsolidimi i strukturës së Kishës. .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button