Home / Kronika / Zhduket në mënyrë të mistershme një vajzë e mitur

Zhduket në mënyrë të mistershme një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur në Tiranë, rezulton e zhdukur. Ka qenë nëna e saj, ajo që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e së bijës.

S.M., 34 vjeçe, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se e bija M.M., 12 vjeçe është zhdukur pa gjurmë nga banesa.

E shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzës, gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

Lidhur me denoncimin e 34- vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: