Bota

Aksident fatal në Turqi, vdesin 20 persona e plagosen 11 të tjerë

Të paktën 20 persona thuhet se kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën gjatë një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në provincën Sakar Pass ku mikrobusi kishte dalë nga rruga dhe më pas ishte rrokullisur teksa po udhëtonte nga Izmiri për në destinacionin turistik, Marmaris.

Të gjithë  pasagjerët ishin turistë turq. Mediat raportojnë se 17 persona vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital. Autoritetet lokale thonë se shumica e viktimave ishin gra e fëmijë. Mikrobusi ka qenë i mbushur me turistë vendas dhe nuk kishte të huaj. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga forcat e policisë, të cilat po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave.

Vendi ku ndodhi aksidenti, Sakar Pass, është një zonë e njohur për rrezikshmërinë e lartë. Mikrobusi ka dalë nga rruga pikërisht në pjesën ku ndodhet kthesa më e forte e saj. Në këtë nyje që lidh Marmaris, Dalamanin dhe Fetije-ne me provincën Mugla, ndodhin çdo vit aksidente rrugore me pasoja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button