Home / Arte / Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion 2004-2017, arritje dhe dështime

Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion 2004-2017, arritje dhe dështime

Festivali Europian i Këngës ose “Eurovision 2017” u mbyll të shtunën në Kiev të Ukrainës, ku fitues u shpall Portugalia. Shqipëria u prezantua me këngën “Botë” të Klodian Qafokut, kënduar nga Linda Halimi, por që u eleminua që natën e parë, pa arritur të hyjë në finale.

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 2004 dhe ky vit ishte i 17-ti. Po cili është bilanci i këtyre viteve? Ja krnologjia nëpër vite.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë, ku u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën “Imazhi Yt” të kompozitorit Edmond Zhulali, fituesja e Festivalit të 42-të të Këngës në RTSH. Kënga u punua dhe u këndua në anglisht me titullin  “Image Of You”. Shqipëria mori vendin e 4-të në gjysmë-finale dhe vendin e 7-të në finale, me 106 pikë. Kjo i mundësoi Shqipërisë finalen automatike në vitin e ardhshëm.

Vitin 2005 këngëtarja Ledina Çelo riprezantoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën e Adi Hilës, “Nesër shkoj” ose “Tomorrow i Go”. Shqipëria mori vendin e 16-të në finale, me 53 pikë.

Vitin e ardhshëm, 2006,  ishte radha e Luiz Ejllit me këngën e Klodian Qafokut, “Zjarr e ftohtë. Shqipëria, për herë të parë, nuk u kualifikua në natën finale dhe mbeti afër finales me vendin e 14. Festivali u mbajt në Athinë, Greqi.

Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci prezantuan Shqipërinë në festivalin e vitit 2007, me këngën e Adi Hilës “Hear My Plea” që nuk u kualifikua dot. Kënga zuri vendin e 17, me 47 pikë totale.

Këngëtarja e re 16-të vjeçare, Olta Boka, fitoi Festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor 2007 dhe  përfaqësoi Shqipërinë në Beograd të Serbisë, më 2008, me këngën e Adi Hilës “Zemrën e lamë peng”. Kënga e interpretuar bukur mori vendin e 9 në gjysmë-finale  dhe u kualifikua për në natën finale, ku zuri vendin e 17.

Në 2008 Festivalin e Këngës në RTSH e fitoi Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr”/”Carry me in Your Dreams”, e kompozuar nga Edmond Zhulali. Shqipëria konkurroi në 2009 në Festivalin Evropian të Këngës që u mbajt në Moskë, Rusi, dhe u kualifikua në finale pasi ishte e 7-ta me 73 pikë dhe në finale zuri vendin e 17-të, me 48 pikë.

Shqipëria mori pjesë edhe në Eurovizionin 2010 në Oslo të Norvegjisë, me këngën “It’s All About You” të Ardit Gjebresë, kënduar nga Juliana Pasha.  Kënga zuri vendin e 6 në gjysmë-finale me 76 pikë dhe u kualifikua në natën finale, ku mori 62 pikë dhe vuzi vendin e 16-të.

Në vitin 2011 ishte Aurela Gaçe që me këngën “Feel The Passion” (Kënga ime) mori pjesë në Eurovisionin që u mbajt në “Fortuna Düsseldorf Arena” në Düsseldorf të Gjermanisë, më datë 10 maj, në natën gjysmë-finale, ku zuri  vendin e 14 dhe mori 47. Nuk u kualifikua në natën finale.

Në festivalin e mbajtur në Baku, Azerbaxhian,  2012, suksesi vjen me Rona Nishliun, e cila këndoi shqip këngën e Florent Boshnjakut, “Suus” dhe në gjysmë – finale zuri vendin e 2 me 146 pikë dhe në natën finale zuri vendin e 5 me 146. Ky është suksesi më i madh i Shqipërisë në historinë e Eurovizionit.

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko në 2013  me  këngën “Identitet” të Sejkos nuk u kualifikua dot në Eurovizionin e mbajtur në Malmoe, Suedi. Në gjysmë-finale kënga zuri vendin e  15-të, me 31 pikë.

As në vitin 2014 në Kopenhagen, Danimarkë,  Hersi Matmuja  me këngën e Genti Lakos “One Night’s Anger” nuk u kualifikua në finale. Ajo zuri vendin e 15 me  22 pikë në gjysmë-finale.

2015 këngëtarja e talentuar  Elhaida Dani e riktheu Shqipërinë në natën finale, me këngën  e Zzap’n’Chris, “I’m Alive” ,  ku në gjysmë – finale zuri vendin e 10 me 62 dhe në finale zuri vendin e 17-të me  34 pikë. Festivali u zhvillua në Vienë të Austrisë.

2016 “Fairytale” (“Përralla”) e Eneida Tarifës dhe kompozitores Olsa Toçi, nuk u kualifikua në natën finale në Festivalin që u mbajt në Stokholm të Suedisë.  Kënga zuri vendin e 16-të, me 45 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published.